Lojtari me prejardhje shqiptare, Loret Sadiku, ka shënuar një gol të bukur në kampionatin turk.

Djaloshi prishtinas ka shënuar një supergol në përballjen me ekipin e madh turk, Besiktas, e vlefshme për javën e 17-të.


Sadikut iu deshën vetëm 11-të minuta për të shënuar golin e parë të ndeshjes apo epërsisë 1-0 të Kasimpasas.

27-vjeçari shënoi një supergol me vole nga rreth 17 metra.

https://twitter.com/skorfitgol/status/1076514812455251968

Ky ishte goli i parë i Sadikut këtë sezon, ndërsa ka edhe një asistim.

Ndryshe, Sadiku luan si mesfushor qendre dhe qendërmbrojtës teksa është duke pritur përgjigjen përfundimtare për të veshur fanellën e Kosovës. /Telegrafi/

telegrafi sport app