Reperja e njohur shqiptare, Loredana Zefi, sot (e diel), feston ditëlindjen e 24-të.

Me këtë rast ajo ka marrë urime të shumta nga familjarët, miqtë dhe kolegët e saj.


Biondja mbrëmë ishte surprizuar nga miqtë me një tortë të veçantë, por që në festë nuk shihej askund bashkëshorti i saj, Mozzik.

69266255 384461868848195 8545804795171045376 n Loredana surprizohet për ditëlindje/Foto: Instagram

Madje, biondja akoma nuk ka marrë ndonjë urim të ditëlindjes nga ai, gjë që bën të dyshojmë më shumë për krizën në romancën e tyre.

Presim të shohim në vazhdim se çfarë do të ndodh në mes të çiftit, të cilët tashmë janë prindër edhe të një vajze.

Sidoqoftë, për pak vite në skenën tonë muzikore Lori ka shpërthyer me projekte të suksesshme, ku ka fituar zemrat e publikut gjithandej. /Telegrafi/

69267919 2173665706076748 3303910829467893760 n Loredana surprizohet për ditëlindje/Foto: Instagram

69406162 398868547446869 7928916400473636864 n Loredana surprizohet për ditëlindje/Foto: Instagram