Artistja e njohur nga Ferizaj, e cila jeton dhe vepron në Zvicër, Loredana Zefi, shquhet për pamjen e saj për të cilën kujdeset në masë të madhe.

Atë prej vitesh e kemi parë me stil të njëjtë të flokëve, bionde e flokë të gjata – teksa kohëve të fundit ka bërë një transformim të madh.


Bukuroshja, e cila numëron 2.8 milionë ndjekës në Instagram, nuk heziton të ndajë imazhe dhe video të ndryshme nga përditshmëria me fansat e saj.

109748646 745128996272604 9216671807164137769 n Loredana Zefi (Foto: Instagram)

Në këto fotografitë e fundit që ka publikuar në rrjete sociale, ajo vjen me ndryshim të ri dhe me një stil interesant flokësh i cili u komentua edhe nga fansat.

Megjithëkëtë, 24-vjeçarja arrin gjithnjë të jetë në formë të mirë dhe në hap me trendet e reja.

115908726 2714729768628209 3279579372086781649 n Loredana Zefi (Foto: Instagram)

Lori kohëve të fundit ka qenë cak i mediave zvicerane për shkak të historisë së bujshme me zviceranen, Petra Z.

Kjo e fundit kërkoi ndihmë në rrjetet sociale pasi tha se nuk kishte para për të paguar funeralin e nënës së saj që vdiq muajin e kaluar. /Telegrafi/

116019306 3111461492282461 3210711038043378365 n Loredana Zefi (Foto: Instagram)