Rep-artistja shqiptare, Loredana, kohë më parë ka dëshmuar se di të tërheq vëmendjen e audiencës.

Ajo ditë më parë pa ndonjë paralajmërim kishte mbyllur rrjetet sociale, ndërsa fansat menjëherë filluan me aludime.


Gjatë ditës së sotme (e hënë) Loredana i është rikthyer sërish ndjekësve të saj, por kësaj radhe me të reja nga jeta profesionale.

Ajo në profil ka lënë vetëm një postim, i cili ka të bëjë me turneum muzikor, që do të realizohet në vitin 2021.

“Tani fillon shitja paraprake ekskluzive për turneun tim 2021. Për dy javët e ardhshme çdokush që ka një biletë KING LORI TOUR ka mundësinë ta shlyejë atë për koncertin edhe më të madh, ka shkruar ajo në përshkrim.

loredana 119978221 207101624346048 6602649958220852157 n (Foto: Instastory)

Vlen të përmendet se gjatë kësaj kohe ajo ka qenë duke punuar në albumin e saj të parë "Medusa".

Theksojmë se bukuroshja bionde ka qenë produktive sa i përket projekteve muzikore, ndërsa ka paralajmëruar edhe shumë prej tyre. /Telegrafi/

loredana 107138569 1634770843340198 8787250738848064105 n e1594412020403 Loredana Zefi (Foto: Instagram/loredana)