Javë ma parë, reperja shqiptare Loredana konfirmoi lidhjen e re me futbollistin e Borussia Dortmund, Karim Adeyemi.

Dhe që atëherë, postimet e ciftit të ri kanë qenë të shpeshta në rrjetet sociale, duke ndarë momentet e tyre bashkë me fansat.


Së fundmi, ishte artistja shqiptare ajo që postoi një imazh 'screenshot' të realizuar nga biseda e tyre virtuale gjatë kohës kur janë larg njëri-tjetrit.

fsgfjsdgds Foto: Loredana/Instagram

Në imazh Loredana ka zbuluar se partneri i saj ndodhet në Chicago, ndërsa postimin e shoqëroi me një emoji zemër.

Ndërkohë, theksojmë që ish-partneri i reperes, Mozzik ka reaguar në mënyra të ndryshme për romancën e saj të re, duke i bërë 'diss' në disa postime.

Reperi nga Ferizaj ndërkohë së fundmi u deklarua beqar. /Telegrafi/

Screenshot 1 6 Foto: Loredana/Instagram