Këngëtarja nga Zelanda e Re, Lorde, ka habitur fansat me kopertinën e vinilit të albumit të saj të ri Virgin, ku duket se shfaq një imazh të organeve të saj gjenitale, të mbuluara vetëm me pantallona plastike transparente.

Artistja 28-vjeçare kishte tërhequr vëmendjen më parë me kopertinën digjitale të albumit – një rreze X e legenit të saj ku dallohet edhe një pajisje kontraceptive (DIU).


Por, edicioni i vinilit shkoi edhe më tej, duke shkaktuar reagime të shumta në rrjete sociale, mes habisë dhe shqetësimeve për ekspozimin para familjarëve, shkruan DailyMail.

Disa përdorues në X/Twitter e quajtën kopertinën “tronditëse” dhe të papërshtatshme, ndërsa të tjerë e përshkruan si një vepër arti të bukur dhe të natyrshme, duke mbrojtur qëndrimin e Lorde si një shprehje e lirë e trupit femëror.

Në një komunikim me fansat, Lorde tha se albumi është një eksplorim personal dhe gjinor, duke e quajtur “zgjerim të feminitetit dhe maskulinitetit”.

Ajo shtoi se është një punë “e ndershme, transparente dhe e papërpunuar”, që përfaqëson anët më të thella të vetes.

Albumi përmban këngë të reja si “Man of the Year”, tashmë hit viral, dhe shënon rikthimin e saj pas suksesit të Solar Power në vitin 2021. /Telegrgafi/