LAJMI I FUNDIT:

Lopetegui: Courtois dhe Navas nuk kanë probleme, i shoh si dy zgjidhje fantastike për portën

Lopetegui: Courtois dhe Navas nuk kanë probleme, i shoh si dy zgjidhje fantastike për portën

Trajneri i Real Madridit, Julen Lopetegui ka këmbëngulur se ai mund të trajtojë Keylor Navasin dhe Thibaut Courtois në të njëjtën skuadër.

Para disa ditësh Real Madridi transferoi portierin belg, Courtois nga Chelsea për një shifër prej 35 milion eurosh.

Megjithatë, transferimi i tij ngjalli polemika rreth një largimi të mundshëm të portierin aktual, Navas, i cili u paraqit në fitoren e së shtunës në trofeun Bernabeu ndaj Milanit.


Courtois prezantohet te Real Madridi: Plotësova ëndrrën, faleminderit dhe 'Hala Madrid'
Lexo po ashtu Courtois prezantohet te Real Madridi: Plotësova ëndrrën, faleminderit dhe 'Hala Madrid'

Në lidhje me konkurrencën dhe dy portierët është pyetur edhe trajneri Lopetegui, i cili ka thënë se i sheh si dy zgjidhje fantastike për portën dhe nuk ka asnjë problem mes tyre.

Lopetegui dëshiron konkurrencë të fortë në skuadrën e tij

“Navas dhe Courtois nuk janë asnjë problem”, ka thënë fillimisht Lopetegui në konferencën e tij për shtyp pas ndeshjes me Milanin.

“I shoh ata si dy zgjidhje fantastike”.

Navas nuk shqetësohet nga transferimi i Courtois: Kam folur me Lopeteguin, kam edhe dy vite kontratë me Realin
Lexo po ashtu Navas nuk shqetësohet nga transferimi i Courtois: Kam folur me Lopeteguin, kam edhe dy vite kontratë me Realin

“Kemi konkurrencë të madhe për vende dhe kjo është e dobishme për ekipin”.

“Ka gjithmonë një çështje kur një lojtar cilësor nuk luan”, përfundoi trajneri spanjoll. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Trajneri që ka goditur në Ligën Premier është kandidat për stolin e Real Madridit, Perez e preferon para Alonsos

Trajneri që ka goditur në Ligën Premier është kandidat për stolin e Real Madridit, Perez e preferon para Alonsos

La Liga
Sa fitojnë gjyqtarët në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës në këtë fazë

Sa fitojnë gjyqtarët në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës në këtë fazë

Liga e Kampionëve

"U eliminuam për shkak të Theo Hernandez" - legjenda italiane e Milanit i ashpër me mbrojtësin që mori karton të kuq

Liga e Kampionëve
Davies shmang vazhdimet, Bayern Munich mes emocioneve dhe frikës kalon në mesin e 16 më të mirëve

Davies shmang vazhdimet, Bayern Munich mes emocioneve dhe frikës kalon në mesin e 16 më të mirëve

Liga e Kampionëve
Berat Gjimshiti flet pas eliminimit të Atalantas nga Liga e Kampionëve

Berat Gjimshiti flet pas eliminimit të Atalantas nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ardon Jashari shkëlqen ndaj Atalantas në Ligën e Kampionëve, shpallet lojtari i ndeshjes

Ardon Jashari shkëlqen ndaj Atalantas në Ligën e Kampionëve, shpallet lojtari i ndeshjes

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori