Londrimi: Jam shumë me fat që kam takuar një person si Klodi

Londrim Mekaj flet për Klodian Mihaj dhe për shoqërinë e tyre brenda Big Brother VIP Kosova.
Ai thekson se është me fat që ka takuar një person si ai brenda këtij formati.
Londrimi përmend disa nga gjërat që i pëlqejnë te ai dhe për çfarë e vlerëson.

"Jam shumë me fat që e kam takuar një person si Klodi këtu, sepse në Big me taku një person që ki aq shumë gjëra të përbashkëta nuk ka gjë më të mirë me qenë me një person me nivel të inteligjencës së njëjtë e kupton, me stil, gjuhë, është tepër i aftë i artikuluar di të shprehet", u shpreh ai.
Tutje theksoi: "Kam qejf të rrethoj veten me njerëz pozitivë të aftë".
Dyshja janë komentuar tejet shumë për afërsinë e tyre në këtë reality shou.
Megjithatë, mbetet për të parë në vazhdim lojën e dyshes së këtij edicioni. /Telegrafi/



























































