LAJMI I FUNDIT:

Lokomotiva Zagreb po mban kamp në Gjakovë, Agim Ademi takon dhe përgëzon Ardian Koznikun

Lokomotiva Zagreb po mban kamp në Gjakovë, Agim Ademi takon dhe përgëzon Ardian Koznikun

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi e ka vizituar sot Gjakovën, ku po mbahet  kampi për futbollistë, të cilin e ka organizuar klubi kroat, Lokomotiva Zagreb.

Ky kamp ka zgjuar interesim të madh tek futbollistët e rinj jo vetëm nga Gjakova, por edhe nga qytetet e tjera të Kosovës, por ka mbledhur talente edhe nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.


Ky kamp po udhëhiqet nga ish-futbollisti i njohur Ardian Kozniku, Luka Cakarun dhe Gëzim Daka.

Me këtë rast presidenti Ademi falënderoi organizatorët e këtij kampi që po i japin rëndësi talenteve të futbollit në Kosovë që ta shfaqin talentin e tyre, duke shpresuar se nga ky kamp do të përzgjidhet ndonjë futbollist për të shkuar në klubin kroat.

Po ashtu presidenti Ademi theksoi rëndësinë që kanë kampet e tilla sidomos nga klube të tilla, nga të cilat kanë dalë shumë futbollistë me emër jo vetëm në Kroaci por edhe në Evropë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Foda publikon listën e Kosovës për dy ndeshje e marsit - tri prurje të reja

Foda publikon listën e Kosovës për dy ndeshje e marsit - tri prurje të reja

Përfaqësuesja e Kosovës
Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Barcelona planifikon transferimin e yllit brazilian gjatë verës, nuk i intereson rikthimi i Neymarit

Barcelona planifikon transferimin e yllit brazilian gjatë verës, nuk i intereson rikthimi i Neymarit

La Liga
Historia e trishtë e yllit anglez: Ka vetëm katër gishta në dorën e djathtë, por u ftua nga kombëtarja

Historia e trishtë e yllit anglez: Ka vetëm katër gishta në dorën e djathtë, por u ftua nga kombëtarja

Ndërkombëtare
Revolucion total tek Man United – Amorim ka vendosur t’i ‘heq qafe’ 10 lojtarë në verë

Revolucion total tek Man United – Amorim ka vendosur t’i ‘heq qafe’ 10 lojtarë në verë

Premier League
“Gjithmonë i kam shikuar dhe jam përpjekur të jem si ta”, Cubarsi zbulon dy idhujt e tij

“Gjithmonë i kam shikuar dhe jam përpjekur të jem si ta”, Cubarsi zbulon dy idhujt e tij

La Liga
Kalo në kategori