Pas thashethemeve se Faker mund të largohet nga ekipi T1 për një ekip amerikan, kjo tashmë është mohuar pasi Lee "Faker" Sang-hyeok ka nënshkruar një kontratë të re me T1.

Faker ka qenë anëtar i T1 që nga viti 2013, kur ekipi njihej ende si SK Telecom T1, dhe njihet si lojtari më i mirë i të gjitha kohërave në League of Legends.


Njoftimi për vazhdimin e kontratës me T1 i jep fund pasigurisë në lidhje me të ardhmen e Fakerit, pas thashethemeve se ai po mendonte mundësi në ekipe të tjera, përfshirë Team Liquid  dhe FlyQuest me sa duket ishin ndër skuadrat e interesuara për nënshkrimin e koreanit.

Pasi humbën World Final nga DRX në një ndeshje me pesë harta, Faker dhe T1 do të përpiqen të rimarrin kurorën globale në vitin 2023.

Kjo është lista aktuale e T1 për sezonin 2023:

Choi 'Zeus' Woo-je

Moon 'Oner' Hyeon-joon

Lee 'Faker' Sang-hyeok

Lee 'Gumayusi' Min-hyeong

Ryu 'Keria' Min-seok

/Telegrafi/

telegrafi sport app