LAJMI I FUNDIT:

Lojtari i Bayernit mashtroi gjyqtarit dhe luajti pa pajisjet mbrojtëse, duke rrezikuar dëmtimin

Lojtari i Bayernit mashtroi gjyqtarit dhe luajti pa pajisjet mbrojtëse, duke rrezikuar dëmtimin

Mbrëmë (e martë), në kuadër të xhiros së pestë të Ligës së Kampionëve, Bayern Munichu mposhti Paris Saint Germain me rezultat 1-0, dhe kështu arritën një fitore të rëndësishme në betejën për një vend në mesin e tetë më të mirëve dhe një vend në fazën e 1/8-tës në garën elitare.

Shënues i golit të vetëm në këtë ndeshje ishte Kim Min-Jae, e më pas u përfol shumë për sulmuesin Michael Olise, i cili për një arsye të pashpjegueshme vendosi të mashtrojë gjyqtarin dhe ta luajë ndeshjen pa pajisjet e detyrueshme.

Konkretisht, Olise ka hyrë në lojë në minutën e 72-të dhe ka luajtur pa mbrojtëse të këmbëve, të cilat futbollistët duhet t’i mbajnë nën çorapë për të mbrojtur këmbët nga goditjet e lojtarëve kundërshtarë.


Kur Olise ka hyrë në lojë, ka nxjerrë jashtë mbrojtëset, gjë që gjyqtari i katërt e ka vënë re menjëherë dhe e ka urdhëruar që t’i kthejë, por nuk u ndal me kaq.

Olise u fut në lojë me mbrojtësit, por vetëm 30 sekonda më vonë, ndërsa gjyqtari nuk po shikonte, francezi u afrua jashtë linjës dhe i hodhi mbrojtëset nga këmbët.

Deri në fund të lojës, Olise luajti pa mbrojtës kockash dhe rrezikoi një dëmtim të rëndë, gjë që fatmirësisht nuk ndodhi.

Edhe mediat gjermane, si gazeta Bild, e quajtën këtë veprim të Olise të pafytyrë dhe të turpshëm.

Kujtojmë, Olise është vetëm 22 vjeç dhe mbërriti në Bayern këtë verë në një transferim të madh nga Crystal Palace, i cili arkëtoi 53 milionë euro si dëmshpërblim nga bavarezët.

Deri më tani, francezi ka shënuar 7 gola dhe ka regjistruar 4 asistime në 17 ndeshje këtë sezon. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Motra e Besar Nimanit dyshohet se tentoi të fuste një thikë në sallën e gjyqit

Motra e Besar Nimanit dyshohet se tentoi të fuste një thikë në sallën e gjyqit

Boks
Vëllai i Besar Nimanit kishte paralajmëruar se do të hakmerrej nëse autoritetet gjermane nuk do të reagonin

Vëllai i Besar Nimanit kishte paralajmëruar se do të hakmerrej nëse autoritetet gjermane nuk do të reagonin

Boks
Avokati thotë se do të dorëzohet në polici ditëve në vijim - Berat Nimani mohon përfshirjen në sulm

Avokati thotë se do të dorëzohet në polici ditëve në vijim - Berat Nimani mohon përfshirjen në sulm

Boks
Ylli i Real Madridit ka njoftuar Perezin se është i gatshëm të largohet në mënyrë permanente nga klubi

Ylli i Real Madridit ka njoftuar Perezin se është i gatshëm të largohet në mënyrë permanente nga klubi

La Liga
Man City zbulon nënshkrimin e madh, Guardiola do të ketë më shumë opsione për pjesën tjetër të sezonit

Man City zbulon nënshkrimin e madh, Guardiola do të ketë më shumë opsione për pjesën tjetër të sezonit

Premier League
Pique dëshiron që ndeshjet të mos përfundojnë 0-0, del me një ide revolucionare

Pique dëshiron që ndeshjet të mos përfundojnë 0-0, del me një ide revolucionare

Ndërkombëtare
Kalo në kategori