Manchester United është një nga klubet më të mëdha, trofeshëme dhe financiarisht më të forta në botë.Djajtë e Kuq janë pjesë e elitës së klubeve të mëdha, edhe pse aktualisht janë duke kaluar në një periudhë tranzicioni të vështirë.

Por, klubi anglez është duke u përpjekur të dal nga kjo rrëmujë duke bërë transferimet e qëlluara gjatë verës. Tashmë Unitedi ka humbur garën e parë pasi talenti i Benficas, Renato Sanches, iu bashkua Bayernit.


Me këtë rast kujtojmë transferimet që Manchester Unitedi i kishte në dorë, por në momentin e fundit ato i’u rrëmbyen nga një klub tjetër.

Në mesin e tyre është edhe Ronaldinho, i cili në një intervistë kishte thënë: “Gati isha pjesë e Unitedit. Ishte çështje 48 orësh, por i kisha premtuar Sandro Rosellit se në rast se ai do zgjidhej trajner i Barcës, do kaloja te katalunasit. Çdo gjë ishte e shpejt, por edhe të gjithë brazilianët dëshirojnë të luajnë Barcelonën”.

Më poshtë keni tetë transferimet që Untitedit i dështuan në momentet e fundit. /Telegrafi/

6. Renato Sanches

Manchester Unitedi humbi garën për Sanches pasi 18-vjeçari kaloi te Bayerni për 35 milionë euro.

5. Toni Kroos

Duket se Bayerni është një halë në sy për Djajtë e Kuq, këtë herë pasi ish-ylli i tyre preferoi kalimin te Real Madridi se në Old Trafford.

4. Cesc Fabregas

Këtë herë Man Utd u mund nga rivalët e Ligës Premier pasi Blutë arritën të transferonin Fabregasin nga Barcelona, edhe pse Djajtë e Kuq ishin vazhdimisht të interesuar për të nnënshkruar me spanjollin.

3. Arjen Robben

Në vitin 2004 Sir Alex Ferguson ishte i gatshëm të paguaj 5 milionë funte PSV-së për Robben, por në momentet e fundit në garë u fut Chelsea me një ofertë të madhe dhe e rrëmbeu yllin holandez.

2. Ronaldinho

Ronaldinho te Unitedi, vetëm mendojeni. Kjo ishte shumë afër të ndodh, por në momentet e fundit të tregut të transferimeve ndërhyri atëherë presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell dhe e bindi ish-yllin i PSG-së t'i bashkohet katalunasëve.

1. Gareth Bale

Kur Bale ishte në kulmin e karrierës te Tottenhami shumë skuadra u interesuan për atë, flitej se uellsiani ishte i gatshëm t'i bashkohet Unitedit, por në momentet e fundit ndërhyri Real Madridi dhe gjërat morën kahje tjetër. /Telegrafi/

telegrafi sport app