Pesë futbollistë të Arsenalit kanë qenë pjesë e sfidës së mediumit BT Sport, se kush e ka goditjen më të fortë. Ndër ta ishin edhe dy lojtarët me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi.

Mediumi BT Sport ka ofruar një sfidë për lojtarët e Arsenalit, se cili ka goditjen më të fortë.


Pjesë e kësaj gare ishin pesë futbollistë: Granit Xhaka, Shkodran Mustafi, Rob Holding, Theo Walcott dhe Calum Chambers.

Të gjithë në fillim të lojës u prezantuan dhe u panë optimist se mund ta fitojnë garën për goditjen më të fortë.

Megjithatë, 'kampion' i goditjes me grusht doli të jetë mbrojtësi anglez, Holding, i cili mposhti katër tjetër në garë.

Holding arriti të godas fortë, duke e quar aparatin e goditjes deri në 800 pikë, ndërsa pas tij erdhi djaloshi nga Kosova, Xhaka, i cili zuri vendin e dytë 768 pikë.

arsenal 1 1

Vendi i tretë për goditjen më të fortë i takoi Chambersit me 765 pikë, ndërsa në vendin e katërt Mustafi me 758 pikë.

Fare në fund u renditet sulmuesi anglez, Walcott, goditja e të cilit shkoi në 756 pikë. /Telegrafi/  

telegrafi sport app