Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”, Osmani: Triumf i jashtëzakonshëm i sportit kosovar
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka reaguar lidhur me lajmin që u bë i ditur se Kosova do të organizoj Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”.
“Triumf i jashtëzakonshëm i sportit kosovar!”, kështu e ka cilësuar këtë ngjarje Osmani.
Osmani ka përgëzuar Komitetin Olimpik të Kosovës dhe institucionet e Kosovës të angazhuara “në këtë arritje të madhe”.
“Pa dyshim se Lojërat Mesdhetare do të jenë frymëzim për shumë të rinj e të reja, si dhe për sportistët kosovarë që të prekin majat e suksesit!”, ka thënë Osmani.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























