Loja shpërblyese e Shell Kosova po i afrohet fazës përfundimtare, ndërsa kanë mbetur vetëm edhe pak ditë për të marrë pjesë dhe për të rritur shanset për fitimin e shpërblimit kryesor, veturës BMW X3.

Mekanizmi i lojës është i thjeshtë: me çdo mbushje apo blerje në vlerë prej 30 euro në pikat Shell, konsumatorët fitojnë 1 kupon për lojën shpërblyese, të cilin mund ta plotësojnë dhe ta hedhin në kutitë përkatëse.


Gjatë gjithë kohëzgjatjes së fushatës, interesimi i konsumatorëve ka qenë i madh, me mijëra pjesëmarrës që kanë realizuar blerje në pikat Shell dhe kanë plotësuar kuponët për lojën shpërblyese. Çdo blerje është shndërruar në një mundësi reale për të qenë pronari i ardhshëm i BMW X3, një nga shpërblimet më ekskluzive të kësaj fushate.

Shell Kosova fton të gjithë konsumatorët që këto ditë të fundit të shfrytëzojnë çdo ndalesë në pikat e saj për të marrë pjesë në lojë dhe për të rritur shanset e tyre për fitore. Sa më shumë kuponë, aq më afër shpërblimit kryesor.

Me përfundimin e lojës, emocionet po rriten dhe pritja për momentin final po bëhet gjithnjë e më e madhe. Shell vazhdon të dëshmojë përkushtimin e saj ndaj konsumatorëve, duke i shpërblyer ata për besnikërinë dhe duke e kthyer çdo ndalesë në një përvojë që sjell vlerë.

Ditët e fundit janë vendimtare.

BMW X3 po pret pronarin e ri, ndërsa loja shpërblyese e Shell po hyn në momentet e saj më emocionuese.