Aktorja Lohan së fundi ka qenë në rehabilitim në qendrën Cirque Lodge, mirëpo nuk ka mundur të kontrollonte epshin e saj ndaj alkoolit gjatë javës së kaluar, respektivisht gjatë Darkës së Falënderimeve.

"Ajo ishte e dehur”, ka thënë një burim për gazetën New York Daily, për të shtuar: "Problemi kryesor i Lindsayt, nuk është alkooli, por droga. Edhe në të kaluarën ajo kishte probleme më të mëdha me drogë se që kishte me alkool”.

Zëdhënësi i Lohanit i ka hedhur poshtë këto “spekulime mediale”.