LAJMI I FUNDIT:

Logitech nuk e do Google TV-në

Logitech nuk e do Google TV-në

Kompania Logitech ka ndërprerë prodhimin e pajisjeve të saja Google TV Settop box të cilat me pompozitet të madh janë paraqitur gjatë tetorit të vitit të kaluar.

Sipas informatave të cilat janë paraqitur kohë më parë, deri tek kjo ndërprerje e prodhimit ka ardhur me gatishmëri të vet kompanisë Google e cila ka shprehur dëshirën të kompletojë përditësimin apo të paraqesë versionin e ri të softuerit i cili vë në funksionin ofertën e tyre për internet televiziv.

Megjithatë, puna nuk është vetëm këtu. Pas shumë kritikave të shumta kompania ka lutur Toshiban, LG Electronics e Sharp të presin paraqitjen e produkteve të tyre Google TV derisa të mos sigurohet softueri përkatës, gjersa Samsung po përgatitet që produktin e saj ta paraqes në panairin e elektronikës shpenzuese CES, i cili mbahet së shpejti. /Telegrafi/