Lidhja e odave ekonomike të Maqedonisë (LOE) do të punojë në promovimin e mega projektit kinez “Një rrip, një rrugë” për ndërlidhje infrastrukturore dhe ekonomike të Azisë, Evropës, Afrikës dhe Lindjes së Afërt, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Me marrëveshjen për promovim në kuadër të anëtarësimit në Silk Road Chamber of International Commerce (SRCIC), që u prezantua sot në margjina të Forumit dyditor ndërkombëptar “Një rrip, një rrugë”, që po mbahet në Pekin edhe zyrtarisht hapen mundësi të reja për kompanitë e Maqedonisë përmes LOE-së për pjesëmarrje në ndërlidhje transnacionale, si dhe avancim të bashkëpunimit tregtar dhe investues. LOE dhe SRCIC do të punojnë në prosperitet të anëtarëve të vet, duke iu ofruar mundësi për tregti dhe investime.
“LOE kultivon relacione të shkëlqyeshme me RP të Kinës, ndërsa bashkëpunimi me SRCIC në të cilën të bashkuar veprojnë 30 oda është edhe një konfirmim për angazhimet tona të përbashkëta për rritje të mundësive të sektorit privat në Republikën e Maqedonisë dhe inkuadrim të tyre aktiv në iniciativën e paralajmëruar të presidentit kinez Si Xhingping ‘Një rrip, një rrugë’ për jetësimin e rutës tregtare ‘Rruga e mëndafshit’, që për herë të parë u prezantua në vitin 2013”, deklaroi Daniela Arsovska, kryetare e LOE-së. Rruga e mëndafshit, shtoi, ndërlidhë kontinente, lindjen me perëndimin, dhe hapë mundësi për këmbim ndërmjet kombeve.
“Vendi ynë ndodhet përgjatë trasesë të Rrugës së vjetër të mëndafshit dhe është një nga të parat në Procesin 16+1, në mesin e RP të Kinës dhe vendeve nga Evropa Qendrore dhe Lindore, e cila që atëherë i njeh mundësitë dhe përfitimet nga kjo Iniciativë si urë për ndërlidhje të mkontinenteve”, potencoi Arsovska. Iniciativa kineze ka për qëllim ndërlidhjen e kombeve përmes infrastrukturës. Për relaizimin e asaj iniciative prej vitit 2014 deri në vitin 2016 Kina investoi 50 miliardë dollarë dhe hapi mbi 180.000 vende të reja të punës. Forumi bazohet në strategjinë që presidenti kinez e ngriti në vitin 2013 me qëllim të krijimit të infrastrukturës dhe raporteve më të afërta të shteteve nga Euroazia përgjatë Rrugës së re të mëndafshit – korridorit për dërgesë të mallrave nga lindja, njofton AIM.
Presidenti kinez premtoi 124 miliardë dollarë për iniciativën e cila ka për qëllim ta ndërlidhë Kinën me Afrikën, Azinë dhe Evropësn përmes rrejtit të porteve, hekurudhave, rrugëve dhe zonave industriale. Në forum merr pjesë edhe presidenti rus, Vlladimir Putin si dhe sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh dhe përfaqësues nga mbi 100 shtete. Gjatë tre viteve të fundit LOE punon aktivisht në rritjen e bashkëpunimit afarist me RP të Kinës, merr pjesë në Panairet më të mëdha, ndërkaq kryetarja e LOE-së, Arsovska, nënshkroi edhe memorandum për bashkëpunim me All-China Federation of Industry and Commerce (ACFIC), organizatën më të fuqishme në këtë vend, e cila ka mbi 4 milionë anëtarë me çka për kompanitë nga Maqedonia u hap rruga për qasje të drejtpërdrejtë në tregun më të madh aziatik. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mickoski: Do të rikonstruktohen spitali “8 Shtatori” dhe Aeroporti i Ohrit

“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t’u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Ganiu: Kushdo që të jetë kandidat për kryetar të Komunës së Çairit nga VLEN, do të jetë cilësor dhe i duhur për qytetarët

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Tensione në gjykimin në Hagë, komandat Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri