Lobi në Norvegji, organizoi debat lidhur me rolin e shkollimit në integrimin dhe parandalimin e dukurive negative

Në Kristiansand të Norvegjisë, Lobi Euro-Atlantik Shqiptar organizoi mbrëmje në kuadër të prezantimit të vlerave, me temën “Roli i shkollimit në integrimin më të lehtë dhe parandalim të dukurive negative”.
Tubimin e hapi veprimtarja Arda Halili, e cila në emër të LEASH të Norvegjisë i përshëndeti të pranishmit.
Tubimi filloi me intonimin e melodisë së njohur shqiptare “Moj e bukura More” nga studenti shqiptar, Dëfrim Mala, këngën Arbëreshe që simbolizon eksodin e parë të shqiptarëve jashtë trojeve etnike si dhe dashurinë ndaj atdheut.
Tubimin e përshëndeti Kryetari i Komunës Kristiansand, Harald Fure, i cili u shpreh i kënaqur me organizimin e këtij tubimi.
“Jam krenar që jam kryetar i një qyteti me 165 nacionalitete dhe jam krenar që gjendem në mesin tuaj, një ndër komunitetet më të integruar, punësuar, shkolluar dhe të organizuar. Zakonisht nuk praktikohet që unë të marr pjesë në evenimente nacionale, por puna juaj sistematike shumëvjeçare më ka shty të marrë pjesë”, theksoi Harald Fure.
Panelistë të zgjedhur ishin Zerina Milaimi – Juriste, Arton Baftiu Farmacisti gradës Doktor, Bashkim Hadergjonaj- Shkencat politike në gradën Master, njëherit kryetar i shoqatës shqiptare Liria, Shemsi Bunjaku- gazetar i televizionit nacional NRK, Ermal Mujaj- NTT Security, Aulon Mujaj – IT program, UIO.
Të gjithë panelistët prezantuan përvojat e veta gjatë studimeve dhe rëndësinë dhe rolin e shkollimit në jetën e përditshme, ndërsa Bashkim Hadergjonaj, fokus më të madh i dha rolit organizativ si kryetar i shoqatës Liria me një përvojë 30 vjeçare të ekzistimit.
Pjesëmarrës në këtë organizim ishin edhe përfaqësues nga Parlamenti Rajonal, Sally Venesland, Asamblistja, Renate Hageland, Drejtoreshë e sigurisë në komune, Johane Benitez Nilse, Kenth Andersen profesor me gradën Doktor, përfaqësues të organizatave norvegjeze, kryesitë e shoqatave dhe organizatave shqiptare.
Në fund të debatit, në emër të LEASH në Norvegji, Daut Haxhaj, falënderoi kryetarin dhe stafin e Komunës së Kristiansandit, kryesinë dhe sekretariatin e gruas të shoqatës shqiptare Fehmi Agani – Arendal, kryesinë dhe forumin e gruas të shoqatës shqiptare Liria në Kristiansand, në veçanti falënderoi kryesinë e bashkësisë fetare dhe kryetarin Ahmetaj për pjesën e sponsorizuar si dhe bashkatdhetarin Skënder Cetkaj për kontributin në Hotel Norge duke siguruar çmime të volitshme.
Lobi Euro – Atlantik Shqiptar i ftoi të pranishmit në një koktej rasti për nder të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
“Ne jemi falënderues ndaj shtetit dhe popullit norvegjez për mundësit që i kemi për të jetuar këtu, por mburremi me përkatësinë dhe vlerat kombëtare që i takojmë”, u tha në fund. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mickoski për rezolutat për Ukrainën: Vendet-anëtare të BE-së nuk kanë qëndrim të përbashkët, jemi në koordinim të plotë me SHBA-të

Hedhja e gazit lotsjellës në Kuvend – Prokuroria kërkon nga Apeli rigjykim ndaj Glauk Konjufcës, mbrojtja vërtetim të vendimit për lirim nga akuza

Mucunski-Aggeler: Në fokus janë forcimi i vlerave demokratike, rritja ekonomike dhe siguria rajonale

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?