Lobi Euro-Atlantik Shqiptar, ka reaguar për me replikat e shumta të ngritura në lidhje me vendimin e marrë nga Komisioni Qendror Zgjedhor i Kosovës mbi verifikimin e aplikimeve nëpërmjet telefonit të çdo votuesi të deklaruar në Diasporë.
Përmes një komunikate për media, LEASH thotë se respekton çdo vendim të marrë nga institucionet dhe presim që KQZ të jetë i qartë në çdo udhëzim në lidhje me procedurat e vendimet e dala prej tij, transparent në këtë proces zgjedhor të Zgjedhjeve Parlamentare në Kosovë të datës 14 Shkurt 2021, si dhe të shohë me përgjegjësi dhe seriozitet çdo verifikim të çdo aplikanti.
LEASH bën thirrje bashkatdhetarëve në diasporë të jenë të vëmendshëm dhe të përpiktë në përmbushjen e kërkesave të KQZ në mënyrë që vota e tyre të mos shkojë dëm.
Lobi Euro-Atlantik Shqiptar thekson se është i gatshëm dhe mirëpret çdo bashkëpunim për përmirësime të ligjit zgjedhor për sa i përket votës së diasporës, me synim thjeshtimin e procedurave zgjedhore, çështje që do ndiqet e për të cilën do të punohet gjatë legjislaturës së ardhshme, njofton Telegrafi.
Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të shtunën ka reaguar pas disa lajmeve nëpër rrjete sociale se mërgimtarët që po aplikojnë nga jashtë vendit po kontaktohen nga ky institucion përmes numrave të fshehur të telefonit.
KQZ ka sqaruar se thirrjet bëhet me numra që kanë prefiksin e Republikës së Kosovës, +383 dhe se aplikuesve u shfaqet numri.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve informon të gjithë aplikuesit që kanë aplikuar për t’u regjistruar si votues jashtë vendit se ka filluar procesin e verifikimit të tyre duke i kontaktuar përmes telefonit.
KQZ po kontakton aplikuesit përmes telefonit dhe nga rreth 2000 persona të kontaktuar, në thirrjet e para të realizuara, mbi 75% e aplikuesve janë lajmëruar në telefon dhe janë konfirmuar aplikimet e tyre./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMaqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar