Rep-artisti Lluni është njëri nga gjeneratat më të reja të grupit “Pint”.

Stili i veçantë i të interpretuarit ka bërë që ai të dëgjohet në pothuajse të gjitha trojet shqiptare, duke grumbulluar mijëra fansa.


Dita e sotme (e hënë) duket të jetë mjaft e veçantë për të, pasi feston ditëlindjen e tij të 24-të.

lluni96 103374228 3066270666822602 702118247157897914 n e1591615558336 (Foto: Instastory)

Në rrjetin social Instagram, reperi ka pranuar mjaft urime nga persona të ndryshëm, e për të cilat ai është falënderues.

“Faleminderit të gjithëve për urimet, më keni rregulluar ditën. Më falni nëse nuk iu kam përgjigjur, por unë ju dua dhe respektoj secilin nga ju”, ka shkuar reperi në mbishkrimin e fotografisë.

Ndërkaq, “Dora Jote” titullohet projekti më i ri nga reperi, që erdhi në bashkëpunim me këngëtarin Art Abazi. /Telegrafi/