Një studim i ri i publikuar në Dreaming, analizon ëndrrat e njerëzve me çrregullime ankthi
Studimi sugjeron se këto ëndrra shpesh shqetësuese mund ta kthejnë jetën e këtyre individëve të tillë në një makth, nëse nuk u jepet kujdesi i duhur.
“Rezultatet e studimit tonë zbulojnë se përmbajtja e ëndrrave të pacientëve me ankth ndryshon ndjeshëm nga përmbajtja e ëndrrave të personave të shëndetshëm dhe përmban më shumë elemente negative dhe të pakëndshme,” shpjegon autori kryesor dhe psikologu Anton Rimsh nga universiteti Düsseldorf në Gjermani.
Përmbajtja e ëndrrave të pacientëve me ankth
Studimi i Rimsh gjurmoi përmbajtjen e ëndrrave të 38 pacientëve me ankth përmes ditarëve të ëndrrave, pyetësorëve dhe analizës së ëndrrave një-nga-një.
Rezultatet e studimit zbuluan se disa tema ëndrrash janë më të përhapura te pacientët me ankth në krahasim me personat e shëndetshëm. Këto tema përfshijnë:
▪Ëndrra me ndjekje, përndjekje
▪ Sulme fizike dhe veprime agresive
▪ E ngrirë nga frika
▪ Grindje dhe ndërveprime verbalisht agresive
▪ Frika nga rrëzimi dhe rreziku i rënie
▪ Të qenit i përjashtuar dhe i refuzuar në situata sociale
▪ Vdekja e prindërve dhe anëtarëve të familjes
▪ Aksidentet dhe përplasjet e makinave apo avionëve
▪ Përballja me dështimet dhe të qenit i pasuksesshëm
Përveç këtyre imazheve dhe ngjarjeve të përsëritura, kishte edhe disa karakteristika të përbashkëta përcaktuese që u gjetën në ëndrrat e shumë pjesëmarrësve, të tilla si:
▪ Ish-partnerët ose ish-bashkëshortët ishin gjithashtu më të shpeshtë në përmbajtjen e ëndrrave të individëve me çrregullime ankthi sesa në ëndrrat e njerëzve të shëndetshëm.
▪ Ëndrrat e pacientëve me çrregullime ankthi karakterizoheshin gjithashtu nga prania e zakonshme e shpejtësisë së lartë – dhe, më pas, personazheve, objekteve, transportit dhe automjeteve me lëvizje të shpejtë.
▪ Intensitet i lartë emocional. Prania e një çrregullimi ankthi nxit një intensitet të përgjithshëm subjektiv më të lartë të përvojave të ëndrrave dhe imazheve të ëndrrave. Përmbajtja e ëndrrave në pacientët me ankth jo vetëm që ekziston në një numër të madh, por gjithashtu përjetohet me një intensitet dhe theksim veçanërisht të lartë subjektiv.
Studimi i Rimsh-it sugjeron gjithashtu se një pacient me ankth ka më shumë gjasa të analizojë dhe zbërthejë ëndrrat e tij. Ka dy arsye për këtë tendencë, sipas Rimsh:
▪ Individët që vuajnë nga çrregullimet e ankthit në përgjithësi priren të jenë të preokupuar dhe të shqetësuar me përvojat dhe ngjarjet në jetën e tyre kur janë zgjuar. Ata kanë të njëjtin preokupim edhe kur bëhet fjalë për ëndrrat e tyre.
▪ Rimsh mendon gjithashtu se individët në ankth priren t’i shohin ëndrrat e tyre si çelësin e problemeve të jetës së tyre të vërtetë. Interpretimi obsesiv i ëndrrave të tyre bëhet kështu një mënyrë për të zgjidhur problemet që ata përjetojnë ndërsa janë zgjuar.
Studiuesi ofron të njëjtat këshilla për këdo që vuan nga ëndrrat shqetësuese për shkak të një problemi themelor ankthi:
“Këshilla më e mirë që mund t’i jap një personi që përjeton ëndrra të tilla rregullisht është të konsultohet me një psikolog, ose më mirë, me një psikoterapist praktik, dhe më e preferueshme, me një psikoanalist”, shpjegon ai.
“Kjo ndodh sepse ata zakonisht kanë përvojën, aftësitë dhe njohuritë e nevojshme për të punuar jo vetëm me çrregullimet e ankthit, por edhe me ëndrrat e një personi.”
Burimi: Psychology Today, Anabel
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A