LAJMI I FUNDIT:

Lloga-Mallenica: Kroacia me përvojat dhe idetë e saj do të ndihmojë në procesin e eurointegrimit të RMV-së

Lloga-Mallenica: Kroacia me përvojat dhe idetë e saj do të ndihmojë në procesin e eurointegrimit të RMV-së

Fuqizimi i bashkëpunimit bilateral ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kroacisë në fushën e gjyqësorit, si dhe ngritja e kapaciteteve për zhvillimin e negociatave në pjesën e Kapitullit 23: “Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore”, ishin temat kryesore për të cilat biseduan në Shibenik Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga dhe Ministri i Drejtësisë dhe Administratës i Kroacisë, Ivan Mallenica, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.

Gjatë takimit, thuhet në deklaratë, u shkëmbyen mendime dhe ide lidhur me çështje të ndryshme nëpërmjet të cilave vendi ynë mund të përfitojë përvoja praktike dhe të dobishme nga Kroacia, të cilat janë të rëndësishme për procesin eurointegrues.

“Poashtu u bisedua për procesin e vetingut, si dhe për organizim të punëtorive të pëbashkëta në të cilat do të shkëmbehen mendime dhe ide për zgjidhjen më të mirë. Një nga temat e bisedës ishte edhe procesi i digjitalizimit, i cili në Kroaci shënon një përparim të madh dhe është duke dhënë rezultate shumë të mëdha.


Ministri Lloga e ftoi Ministrin Mallenica në një vizitë zyrtare në Shkup. Ftesa ishte e pranuar me kënaqësi nga ana e ministrit kroat, i cili shprehu gatishmërinë e vendit të tij për të na ndihmuar në të gjitha proceset reformuese dhe eurointegruese. Ata u morën vesh që të nënshkruhet edhe Memorandum për Bashkëpunim ndërmjet dy ministrive”, thonë nga Ministria e Drejtësisë.

Në takimin bilateral që u zhvillua në kuadër të Samitit të Evropës Juglindore për krimin kibernetik në Shibenik, u diskutua edhe për përvojën e Kroacisë në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe për zbatimin e marrëveshjeve bilaterale ndërmjet dy vendeve dhe agjendën legjislative./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Drejtësi
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

Lajme
Kalo në kategori