Llapi zyrtarizon rikthimin e mesfushorit Alban Shabani

Llapi ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e Alban Shabanit, i cili edhe në të kaluarën ka lujtur me llapjanët dhe ka qenë pjesë e akademisë së tyre.
Klubi llapjan ka vazhduar me përforcime para nisjes së garave evropiane dhe sezonit të ri në Superligën e Kosovës.
“Legjendat” kanë konfirmuar tashmë me anë të faqes zyrtare se kanë nënshkruar kontratë dyvjecare me mesfushorin Alban Shabani.
Njoftimi ka ardhur me anë të faqes zyrtare, ndërsa ky është një rikthim për Shabanin, i cili është rritur te Llapi, por viteve të fundit ka luajtur me Skënderbeun, Feronikelin dhe Drenicën.

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































