Llapi ka shënuar fitore ndaj Dritës me rezultat 2-1 në finalen e Kupës së Kosovës në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, duke mbrojtur trofeun e fituar një vit më parë.

Stadiumi ka qenë i mbushur kënaqshëm me tifozë të Llapit dhe Dritës për këtë ndeshje, duke dhuruar spektakël në tribuna.


281458161 10159831710062243 8849528536083328318 n

Llapi që në rastin e parë arriti të shënojë një gol shumë të bukur nga goditja e dënimit.

Zhvillohej minuta e 6-të kur mesfushori gjuajti bukur për ta mposhtur portierin Leotrim Rexhepi për 1-0.

Llapjanët krijuan edhe pas golit, por nuk arritën të dyfishonin epërsinë.

281361624 10159831638447243 8984334773953924521 n

Drita u këndell në mesin e pjesës së parë, ku pastaj gjeti edhe golin. Një harkim në zonë gjeti më së miri Hamdi Namanin i cili shënoi me kokë për 1-1 në minutën e 37-të.

Deri në fund të kësaj pjesëloje nuk kishte më gola dhe skuadrat shkuan në pushim me rezultat të barabartë.

282573144 10159831710047243 958735976847598034 n

Llapjanët e nisën sërish më mirë edhe pjesën e dytë, duke shënuar që në start.

Në minutën e 48-të u krijua një tollovi në zonën e Dritës, ku një top u kthye te Arbnor Ramadani, i cili me një goditje të bukur pak të devijuar shënoi për 2-1.

282692169 10159831710057243 563775221319525795 n

Llapi ka mundur të shënojë sërish disa minuta më pas, por goditja e Ilir Krasniqit u ndal në shtyllë.

Drita mori dominimin në çerekun e fundit të ndeshjes, por që nuk arriti të barazojë edhe pse kishte disa raste me Muharem Jasharin dhe Marko Simonovskin.

281342165 10159831711572243 159184569221767318 n

Llapi në fund iu gëzua trofeut të Kupës së Kosovës që është i dyti në histori për llapjanët. /Telegrafi/

telegrafi sport app