Liverpooli pret Atletico Madridin, formacionet zyrtare: Debuton Isak, mungon Alvarez

Ndeshja e Ligës së Kampionëve midis Liverpoolit dhe Atlético Madridit fillon në orën 21:00 dhe pritet të jetë një nga përballjet më interesant të xhiros së parë.
Njëri nga kandidatët kryesor, Liverpooli e nis sezonin e ri të Ligës së Kampionëve 2025-26 sonte, duke pritur Atlético Madridin në "Anfield Road".
Alexander Isak luan nga minuta e parë, ndërsa Hugo Ekitike bie në stol, ashtu si edhe Alexis Mac Allister, me Jeremie Frimpong që starton.
Isak makes his Reds debut tonight 🤩🔴 pic.twitter.com/PfaPZedY3f
— Liverpool FC (@LFC) September 17, 2025
Te Atletico Madridi, Julian Alvarez, mbetet jashtë për shkak të një dëmtimi për herë të parë që nga viti 2022. Transferimi i verës, Giacomo Raspadori, merr pozicionin e sulmuesit, me Antoine Griezmann pas tij.
Ndeshja do të drejtohet nga gjyqtari Maurizio Mariani.
Liverpool: Alisson, Frimpong, Konate, Van Dijk, Robertson, Gravenberch, Szoboszlai, Salah, Wirtz, Gakpo, Isak.
Team news is IN for our Champions League clash with Atlético Madrid 👊 #UCL
— Liverpool FC (@LFC) September 17, 2025
Atletico Madrid: Oblak, Marcos Llorente, Le Normand, Lenglet, Javi Galán, Giuliano Simeone, Barrios, Gallagher, Nico González, Griezmann, Raspador.
🚨 TEAM NEWS 🚨
Our starting XI against Liverpool 💪 pic.twitter.com/WOqpwK0EQm
— Atlético de Madrid (@atletienglish) September 17, 2025



















































