Telegrafi

Liverpooli po e shkatërron Manchester Cityn pas 45 minutave të para në gjysmëfinalen e Kupës FA

Liverpooli është duke e shkatërruar Manchester Cityn në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës FA.

Pas 45 minutave të para, The Reds janë në epërsi prej tre golave 3-0.

Ibrahima Konate realizoi golin e parë pas nëntë minutave lojë pas asistimit nga Robertson.

Në minutën e 17-të, Sadio Mane shfrytëzoi një gabim të portierit Steffen për ta dërguar topin në rrjetë për 2-0.

E krejt në fund të pjesës së parë, sulmuesi senegalez Sadio Mane realizoi për 3-0 pas asistimit nga Thiago Alcantara. /Telegrafi/ 

https://twitter.com/EmiratesFACup/status/1515342658134151175?s=20&t=qoRxWhGgTfs0JPzuQKBvBw