Liverpooli nuk do ta transferojë Sergio Ramosin dhe kjo nuk është për atë se çfarë ndodhi mes tij dhe Mohamed Salahut në sezonin e kaluar në finale të Ligës së Kampionëve në Kiev.

Mediat spanjolle raportojnë se The Reds dhe Manchester Unitedi kanë kontaktuar me agjentin e mbrojtësit spanjoll për ta transferuar atë në verë në Ligën Premier, pas raporteve të acaruara me Florentino Perezin.


Ramos dhe presidenti i Real Madridit ishin përplasur verbalisht në zhveshtore pas eliminimit nga Ajaxi në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

GettyImages 962750372 Sergio Ramos dhe Mohamed Salah (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Por, Liverpooli nuk është i interesuar që ta transferojë mbrojtësin spanjoll nga madrilenët, pasi nuk i përshtatet filozofisë së lojës së Jurgen Kloppit. Një burim në Anfield ka thënë se Shanset janë 0.0 për qind që Liverpooli ta transferojë Sergio Ramosin nga Real Madridi - raporton The Mirror.

“Nuk ka të bëjë asgjë me atë çfarë ndodhi sezonin e kaluar në Kiev. Edhe po ta fitonim Ligën e Kampionëve dhe Ramos t’u jepte dorën të gjithë lojtarëve të Liverpoolit, ne nuk do ta transferonim”.

“Ramos nuk është lojtari që e kërkon Jurgen Klopp, nuk i përshtatet filozofisë së lojës së tij. Ne nuk do ta transferonim atë edhe po të ishte i lirë”, ka shtuar më tej ky burim. /Telegrafi/

telegrafi sport app