Liverpooli merr vendimin për Arne Slot pas humbjes ndaj PSG-së

Liverpool mund të ketë marrë tashmë një vendim për të ardhmen e Arne Slot si trajner pas humbjes 2-0 ndaj Paris Saint-Germain.
Të mërkurën në mbrëmje, Liverpool udhëtoi drejt ‘Parc des Princes’ për një ndeshje çerekfinale të ligës së Kampionëve që mund të përcaktojë sezonin e tyre.
Pas eliminimit nga FA Cup pas një humbjeje të thellë 4-0 ndaj Manchester City, presioni mbi trajnerin Slot ishte më i madh se kurrë përpara sfidës me PSG.
Megjithatë, holandezi nuk arriti të lehtësonte këtë presion në Paris, teksa skuadra e tij u mposht 2-0 nga kampionët aktualë të Evropës, duke lënë Liverpool me një detyrë të vështirë për ndeshjen e kthimit në 'Anfield' javën e ardhshme.

Sidoqoftë, para ndeshjes së kthimit duket se Liverpool mund të ketë marrë tashmë vendimin për shkarkimin e Slot, me raportime që thonë se pozicioni i tij po bëhet gjithnjë e më i pasigurt.
Sipas The Athletic, pronarët e Liverpool, Fenëay Sports Group, duan t’i japin Slot mundësinë për të përmirësuar një sezon të dobët, në të cilin klubi ka humbur tashmë 17 ndeshje, më shumë se çdo sezon që nga 2014/15.
Megjithatë, raporti shton se për të mbajtur vendin e tij, tani gjithçka varet nga Liga e Kampionëve, duke i lënë trajnerit holandez vetëm 90 minuta në ndeshjen e ardhshme për të shpëtuar punën e tij.
Para ndeshjes, Slot shmangu pyetjet mbi presionin për të ardhmen e tij, duke vënë në dukje se Manchester City dhe Paris Saint-Germain janë ndër skuadrat më të vështira për t’u përballur në botë aktualisht:
“Si trajner, nuk mendoj se çfarë mund të ndodhë, dhe nëse kjo rrit presionin, qoftë mbi mua apo mbi dikë tjetër”.
“Mendoj se jemi këtu sepse, dhe ajo që është e ngjashme midis Man City dhe PSG-së, është se për mua, nga loja e hapur, ata janë skuadrat më të vështira për t’u përballur”, ka thënë holandezi./Telegrafi/




















































