LAJMI I FUNDIT:

Liverpooli kontakton portierin e Barcelonës, Cillessen

Liverpooli kontakton portierin e Barcelonës, Cillessen
Jasper Cillessen (Getty Images)

Liverpool po konsideron një lëvizje për portierin e Barcelonës, holandezin Jasper Cillessen.

Portieri holandez e ka kaluar këtë sezon në Barcelona duke vepruar si zëvendësues i gjermanit Marc-Andre ter Stegen.

Kështu, sipas gazetës katalunase El Mundo Deportivo, Cillessen mund të largohet në afatin kalimtar veror.


Bayerni mendon për transferimin e Cillessenit
Lexo po ashtu Bayerni mendon për transferimin e Cillessenit

Sipas këtij mediumi gjiganti anglez, Liverpooli është në kontakt me portierin holandez dhe mund të lëviz me hapjen e afatit kalimtar.

Cillessen ka mbetur si zëvendësues i Ter Stegenit (Getty Images)

Megjithatë, transferimi i Cillessenit nuk do të jetë i lehtë, pasi edhe Napoli dhe Atletico Madrid janë të interesuar për shërbimet e tij.

Marrëveshja e Cillessen me klubin blaugrana mbart një klauzolë blerje prej 60 milionë eurosh, por portieri mund të largohet për një çmim më të ulët.

Revolucion te Barcelona, klubi vendos 10 lojtarë në shitje (Foto)
Lexo po ashtu Revolucion te Barcelona, klubi vendos 10 lojtarë në shitje (Foto)

Të tre klubet kanë regjistruar interesimin e tyre, megjithëse ende duhet të bëjnë një lëvizje konkrete.

Barcelona do të ishte e hapur për shitjen e holandezit pasi ka nevojë për të ardhura pas shpenzimeve të mëdha sezonin e kaluar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Liga e Kampionëve
Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Liga e Kampionëve
Deklarata e Van Dijk pas eliminimit nga PSG ka nervozuar jashtë mase tifozët e Liverpoolit

Deklarata e Van Dijk pas eliminimit nga PSG ka nervozuar jashtë mase tifozët e Liverpoolit

Liga e Kampionëve
Yamal pranon se po agjëron, tregon edhe çfarë konsumon për syfyr

Yamal pranon se po agjëron, tregon edhe çfarë konsumon për syfyr

La Liga
Vetëm 27 sekonda nga starti dhe Atletico ndëshkon Real Madridin

Vetëm 27 sekonda nga starti dhe Atletico ndëshkon Real Madridin

Liga e Kampionëve
Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Bundesliga
Kalo në kategori