Southamptoni e ka pranuar ofertën rekorde të Liverpoolit për mbrojtësin Virgil van Dijk.

Futbollisti holandez pritej t'u bashkohej Redsave në verën e kaluar, pas përpjekjeve të të kuqve për ta transferuar.


vandijk1 (Foto: Twitter/Liverpool)

Mirëpo, transferimi dështoi dhe Liverpooli kërkoi falje për tentimin e paligjshëm për ta transferuar 26 vjeçarin.

"Klubi i Liverpoolit mund të konfirmojë se ka arritur marrëveshje me Southamptonin për transferimin e Virgil van Dijk", shkruan në faqen zyrtare të klubit anglez në Twitter.

BBC raporton se çmimi i transferimit do të jetë 75 milionë funte (84.5 milionë euro).

vanfijk3 (Foto: Getty Images)

Kjo shifër paraqet një rekord botëror për blerjen e një mbrojtësi.

Rekordin e deritanishëm e mban Manchester City për transferimin e Benjamin Mendyt nga Monaco.

City pagoi 52 milionë funte (58.5 milionë euro) në muajin korrik për blerjen e francezit. /Telegrafi/

telegrafi sport app