Liverpooli e ka seriozisht për transferimin e Ousmane Dembeles

Liverpooli po e mendon seriozisht transferimin e Ousmane Dembeles nga Barcelona në këtë afat kalimtar veror.
Fituesi i Kupës së Botës nuk është më i dëshiruar te Barcelona dhe The Reds janë të gatshëm të transferojnë atë me të përfunduar ky edicion.
Sulmuesi francez është aktualisht i lënduar, mirëpo pritet të jetë i gatshëm për edicionin e ri që me gjasë do të fillojë në muajin shtator.
Dembele po ashtu lidhet me një kalim te Juventusi edhe pse ka humbur pjesën më të madhe të edicionit 2019/20.
Barcelona është e gatshme t’i ndajë rrugët me lojtarin, derisa kërkon 42 milionë euro. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
30/05/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































