RB Leipzig nuk e ka në plan ta shesë Naby Keitan për më pak se 80 milionë euro - njofton Bild.

Mesfushori nga Guinea kërkohet nga Liverpooli në këtë afat kalimtar, mirëpo Redsat duhet të paguajnë një shumë të madhe për shërbimet e tij.


22-vjeçari bën pjesë në listën e transferimeve të Jurgen Klopp, mirëpo çmimi i tij duket shumë i lartë.

Në fakt, Liverpooli duhet të paguaj dyfish më shumë se paratë që ia pagoi Romës për transferimin e Mohamed Salah.

Për këtë arsye, përfaqësues të Liverpoolit pritet ta negociojnë çmimin me drejtuesit e klubit gjerman. /Telegrafi/

telegrafi sport app