Liverpool 5-1 Arsenal: Nota e Shaqirit, Xhakës, Mustafit dhe të tjerëve

Liverpooli ka fituar me rezultat të thellë 5-1 ndaj Arsenalit në derbin e javës së 20-të në Ligën Premier.
Reds kanë vazhduar dominimin dhe formën pa humbje deri më tani në këtë sezon të Ligës Premier, pasi kanë mposhtur edhe Arsenalin në ndeshjen e fundit të vitit 2018.
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Roberto Firmino (14', 16', 65'), (Sadio Mane (32') dhe Mohamed Salah (45+) për Liverpoolin, ndërsa për Arsenalin shënoi Ainsley Maitland-Niles (11').
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte padyshim sulmuesi brazilian, Firmino, i cili pas het-trikut të shënuar u notua me 9.9.

Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për mbrojtësin boshnjak të Arsenalit, Sead Kolasinac që u vlerësua me notë 5.2.
Për 90 minuta në këtë ndeshje luajtën edhe dyshja shqiptare, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, të cilët u notua me 7.5 dhe 6.0, ndërsa Shkodran Mustafi për 45 minuta lojë u notua me 5.4.
Liverpool:






















































