LAJMI I FUNDIT:

Gjithçka që ndodhi në ceremoninë mortore të Mbretëreshës Elizabeth II

Gjithçka që ndodhi në ceremoninë mortore të Mbretëreshës Elizabeth II

Rreth 2 mijë të ftuar, duke përfshirë disa qindra presidentë, krerë shtetesh dhe monarkë, kanë marrë pjesë në funeralin e Mbretëreshës Elizabeth II në Westminster Abbey në Londër të hënën.

Ajo u varros në Kështjellën Windsor në mbrëmje.


Funerali shtetëror i Mbretëreshës Elizabeth II, i cili është një nga sfidat më të mëdha logjistike në historinë britanike,u mbajt sot në Westminster Abbey, Londër.

Rreth ceremonisë së varrimit të Mbretëreshës, Telegrafi ju ka mbajtur të informuar. /Telegrafi/

Postet:
Mbylle
array(3) { ["date"]=> string(19) "09-19-2022 18:18:38" ["time"]=> string(16) "19/09/2022 18:18" ["update"]=> bool(false) } 19/09/2022 18:18

Ceremonia e varrimit të Mbretëreshës Elizabeth do të jetë private, të pranishëm do të jenë vetëm anëtarët e familjes

Pas përfundimit të meshës në Winsdor dhe lëshimit të arkivolit të Mbretëreshës Elizabeth II në varrezat mbretërore, më vonë do të varroset në një ceremoni private ku të pranishëm do të jenë vetëm anëtarët e familjes.

Mesha për Mbretëreshën përfundoi para pak çastesh, kurse me të falënderuar të pranishmit dhe lutjet e fundit, arkivoli u lëshua në varrezat mbretërore.


Në anën tjetër, është bërë e ditur se rreth orës 20:30, do të mbahet një ceremoni private e varrimit – pra larg kamerave.

Varrimin e mbretëreshës nga afër do të ndjekin vetëm anëtarët e ngushtë të familjes mbretërore.

array(3) { ["date"]=> string(19) "09-19-2022 17:52:13" ["time"]=> string(16) "19/09/2022 17:52" ["update"]=> bool(false) } 19/09/2022 17:52

Kurora e Mbretëreshës Elizabeth II hiqet nga arkivoli i saj

array(3) { ["date"]=> string(19) "09-19-2022 17:42:31" ["time"]=> string(16) "19/09/2022 17:42" ["update"]=> bool(false) } 19/09/2022 17:42

Fillon mesha në Winsdor

Dekani i Winsdorit, Davic Conner, po udhëheq meshën në kapelën e Shën George në Winsdor.

“Jemi mbledhur që t’ia dorëzojmë në duart e perëndisë shpirtin e shërbëtores së tij – Mbretëreshës Elizabeth”, tha Cooner.


“Këtu në kapelën e Shën George, kujtojmë mbretëreshën. Mirësia dhe qetësia e saj na ka dhënë besim që të ballafaqohemi me të ardhmen siç vepronte edhe ajo, me trimëri dhe shpresë”, shtoi Conner gjatë meshës.

array(3) { ["date"]=> string(19) "09-19-2022 17:34:40" ["time"]=> string(16) "19/09/2022 17:34" ["update"]=> bool(false) } 19/09/2022 17:34

Mbretëresha do të varroset pranë bashkëshortit – Princit Philip

Vetura që transportonte arkivolin e Mbretëreshës Elizabeth, ka arritur pranë kapellës Shën Xhorxhi në Ëinsdor.

Arkivoli do të futet në kapellë për meshë, nën përcjelljen e anëtarëve të familjes mbretërore, transmeton Telegrafi.


Në këtë ceremoni mortore po marrin pjesë mbi 800 zyrtarë nga e mbarë bota, kurse Mbretëresha Elizabeth II do të përcillet për në banesën e fundit – pra në kapellën e Mbretit George VI, pranë bashkëshortit, Princit Philip.

Ceremonia e varrimit konsiderohet si ceremoni private ku do të marrin pjesë vetëm anëtarët e familjes mbretërore.

array(3) { ["date"]=> string(19) "09-19-2022 17:06:23" ["time"]=> string(16) "19/09/2022 17:06" ["update"]=> bool(false) } 19/09/2022 17:06

Polici humb vetëdijen gjatë ceremonisë së varrimit të Mbretëreshës Elizabeth

Një polic britanik i cili ishte në detyrë dhe kujdesej që ceremonia e varrimit të Mbretëreshës Elizabeth II të shkojë sipas planit, ka humbur vetëdijen ku mjekët menjëherë intervenuan duke e bartur me barelë drejt autoambulancës dhe më pas u dërguar në spital.

Ai u rrëzua në afërsi të sheshit pranë Parlamentit britanik, në pjesën veriperëndimore të Pallatit Westminster.


array(3) { ["date"]=> string(19) "09-19-2022 16:57:40" ["time"]=> string(16) "19/09/2022 16:57" ["update"]=> bool(false) } 19/09/2022 16:57

Letra e Mbretit Charles dedikuar të ëmës

Mbi arkivolin e Mbretëreshës Elizabeth II, është vërejtur një letër brenda të cilës ka mesazhin e të birit të saj – pasuesit Charles.

Ai atë e ka shkruar në shenjë respekti dhe nderimi për nënën e tij.


array(3) { ["date"]=> string(19) "09-19-2022 16:25:04" ["time"]=> string(16) "19/09/2022 16:25" ["update"]=> bool(false) } 19/09/2022 16:25

Rojet e nderit që kujdesen për arkivolin e Mbretëreshës, fotografohen duke pushuar gjatë orarit gjashtë orësh

array(3) { ["date"]=> string(19) "09-19-2022 15:47:51" ["time"]=> string(16) "19/09/2022 15:47" ["update"]=> bool(false) } 19/09/2022 15:47

Duartrokitje dhe brohoritje spontane ndërsa Mbretëresha bën “udhëtimin e saj të fundit në Windsor”

array(3) { ["date"]=> string(19) "09-19-2022 15:26:54" ["time"]=> string(16) "19/09/2022 15:26" ["update"]=> bool(false) } 19/09/2022 15:26

Parisi i bën homazhe Mbretëreshës duke riemëruar stacionin e metrosë për një ditë

array(3) { ["date"]=> string(19) "09-19-2022 15:24:28" ["time"]=> string(16) "19/09/2022 15:24" ["update"]=> bool(false) } 19/09/2022 15:24

Mbreti Charles III ‘me sy të përlotur’

Mbreti Charles III dukej se po i mbante lotët në fund të shërbimit funeral të Mbretëreshës në Londër.

Ekspertja e gjuhës së trupit, Adrianne Carter thotë se mbreti vuajti një moment jashtëzakonisht emocionues kur himni kombëtar u intonua në Westminster Abbey.


Ajo komentoi, duke thënë: “Mbreti Charles duket i përlotur nga afër teksa këndojnë himnin kombëtar”.

“Pa dyshim një moment shumë emocionues për të”.

array(3) { ["date"]=> string(19) "09-19-2022 15:03:59" ["time"]=> string(16) "19/09/2022 15:03" ["update"]=> bool(false) } 19/09/2022 15:03

Kortezhi i Mbretëreshës ka mbërritur në Wellington Arch, ndalesa e fundit në Londër

Kortezhi mbretëror ka mbërritur tani në Wellington Arch.

Këtu, parada do të kryejë një përshëndetje mbretërore dhe himni kombëtar britanik do të luhet përpara se funerali të niset për në Windsor dhe në varrin e Mbretëreshës.


Pasi të largohet, Mbreti i ri dhe Mbretëresha, Princi dhe Princesha e Uellsit dhe anëtarët e tjerë të familjes mbretërore do të largohen me makinë.

array(3) { ["date"]=> string(19) "09-19-2022 14:51:44" ["time"]=> string(16) "19/09/2022 14:51" ["update"]=> bool(false) } 19/09/2022 14:51

Të pranishëm të gjashtë ish-kryeministrat e gjallë britanikë – së bashku me kryeministren e re Liz Truss

Të gjashtë ish-kryeministrat e gjallë – Sir John Major, Sir Tony Blair, Gordon Brown, Theresa May, David Cameron dhe Boris Johnson – ishin në mesin e kongregacionit funeral, së bashku me kryeministren e re Liz Truss dhe kabinetin e saj.

Zonja Truss lexoi një varg nga Bibla përpara se anëtarët mbretërorë, personalitetet dhe liderët botërorë të qëndronin të gjithë për të kënduar “Zoti është Bariu im” – një himn ikonik që u këndua në dasmën e Mbretëreshës dhe në funeralin e babait të saj, mbretit George VI.


Dita historike është e fundit e periudhës së zisë kombëtare dhe kulmi i operacionit më të madh të sigurisë që ka parë ndonjëherë Mbretëria e Bashkuar, duke tejkaluar “Platinum Jubilee” dhe Olimpiadën e Londrës në vitin 2012. /Telegrafi/

array(3) { ["date"]=> string(19) "09-19-2022 14:31:15" ["time"]=> string(16) "19/09/2022 14:31" ["update"]=> bool(false) } 19/09/2022 14:31

Lamtumira e fundit

array(3) { ["date"]=> string(19) "09-19-2022 14:21:12" ["time"]=> string(16) "19/09/2022 14:21" ["update"]=> bool(false) } 19/09/2022 14:21

Arkivoli i Mbretëreshës largohet nga Westminster Abbey

Arkivoli i Mbretëreshës Elizabeth II tani është larguar nga Westminster Abbey, ka kaluar pranë njerëzve dhe i shoqëruar nga fëmijët e saj Mbreti Charles, Princesha Anne, Princi Andrew dhe Princi Edward.

Tani do të mbahet në një kortezh në këmbë, në të njëjtën karrocë që u përdor për të mbajtur arkivolin e babait të saj George VI dhe Mbretëreshës Viktoria, në një distancë të shkurtër nëpër rrugët e Londrës ku dhjetëra mijëra njerëz janë rreshtuar në rrugë duke shpresuar “për të kapur një paraqitje të shkurtër” të Mbretëreshës në udhëtimin e saj të fundit.


array(3) { ["date"]=> string(19) "09-19-2022 13:29:19" ["time"]=> string(16) "19/09/2022 13:29" ["update"]=> bool(false) } 19/09/2022 13:29

Fotografi që tregojnë Mbretëreshën Elizabeth II duke buzëqeshur gjatë gjithë jetës së saj – nga mosha 1 deri në 95 vjeçe

array(3) { ["date"]=> string(19) "09-19-2022 13:03:13" ["time"]=> string(16) "19/09/2022 13:03" ["update"]=> bool(false) } 19/09/2022 13:03

Arkivoli i Mbretëreshës në kishën ku u martua dhe u kurorëzua

Arkivoli i Mbretëreshës Elizabeth II u dërgua në Westminster Abbey.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për kishën ku edhe u martua Mbretëresha në vitin 1947 dhe u kurorëzua në vitin 1953.


Në po të njëjtën kishë u bënë edhe shumë dasma e funerale mbretërore.

array(3) { ["date"]=> string(19) "09-19-2022 12:42:00" ["time"]=> string(16) "19/09/2022 12:42" ["update"]=> bool(false) } 19/09/2022 12:42

Funerali i Mbretëreshës – disa fotografi të tjera


array(3) { ["date"]=> string(19) "09-19-2022 12:24:22" ["time"]=> string(16) "19/09/2022 12:24" ["update"]=> bool(false) } 19/09/2022 12:24

Mbreti Charles III përcjell arkivolin e nënës së tij

Mbreti Charles III përcjell arkivolin e nënës së tij Elizabeth II në Westminster Abbey për funeralin e saj.

Atij iu bashkuan anëtarët e familjes së tij teksa po largohen ngadalë nga Westminster Hall, shkruan BBC.


Arkivoli i Mbretëreshës po përcillet – në të parën nga tre procesionet gjatë gjithë ditës – përmes Sheshit të Parlamentit, një distancë prej rreth 250 m.

Princi i Uellsit dhe Duka i Sussex po ecin krah për krah, pas babait të tyre. Mbreti, ecw së bashku me vëllezërit e motrat e tij, katër fëmijët e Mbretëreshës.

Dy nga stërnipërit e Mbretëreshës, Princi George, 9 vjeç dhe Princesha Charlotte, shtatë vjeç, po ecin gjithashtu pas arkivolit të Mbretëreshës.

array(3) { ["date"]=> string(19) "09-19-2022 12:17:53" ["time"]=> string(16) "19/09/2022 12:17" ["update"]=> bool(false) } 19/09/2022 12:17

Njerëzit kanë udhëtuar nga e gjithë Evropa për të marrë pjesë në funeralin e Mbretëreshës Elizabeth II

Njerëzit kanë udhëtuar nga e gjithë Evropa për të marrë pjesë në funeralin e Mbretëreshës Elizabeth II.

Një prej tyre është Magdalena Proctor, 42 vjeçe, e cila fluturoi nga Varshava të premten për të marrë pjesë në funeralin dhe do të kthehet këtë mbrëmje.


Burri i saj është nga Uellsi, kështu që ajo ndjen një afinitet për Britaninë e Madhe.

Ajo thekson se të gjithë miqtë e saj në Poloni ishin shumë të interesuar për funeralin dhe i kishin vlerësuar fotot që ajo po dërgonte.

“Ajo ishte e shkëlqyer për kaq shumë vite. Në Poloni nuk kemi pasur mbretër dhe mbretëresha prej vitesh. Është shumë emocionuese”, tha ajo.

array(3) { ["date"]=> string(19) "09-19-2022 12:09:47" ["time"]=> string(16) "19/09/2022 12:09" ["update"]=> bool(false) } 19/09/2022 12:09

Macron: Faleminderit, Madhëria juaj

Në trend Botë

Më shumë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Paketa ushtarake amerikane do ta ndihmojë Ukrainën të nisë ofensivë kundër rusëve, njofton këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së

Paketa ushtarake amerikane do ta ndihmojë Ukrainën të nisë ofensivë kundër rusëve, njofton këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Kalo në kategori