
- 17/11/2019 19:48-Përfundon ndeshja
- 17/11/2019 19:46-Shënohet goli i katërt
- 17/11/2019 19:38-Goli i tretë i Anglisë
- 17/11/2019 19:37
- 17/11/2019 19:35-Epërsi e dyfishtë e Anglisë
- 17/11/2019 19:32
- 17/11/2019 19:29
- 17/11/2019 19:25
- 17/11/2019 19:17
- 17/11/2019 19:10
- 17/11/2019 19:06
- 17/11/2019 19:04-Fillon pjesa e dytë
- 17/11/2019 18:55-Në një foto, njëmbëdhjetëshi startues ndaj Anglisë
- 17/11/2019 18:50-Lëvizja për t'u rishikuar e Mërgim Vojvodës në pjesën e parë
- 17/11/2019 18:49-Statistikat e pjesës së parë
- 17/11/2019 18:45-Përfundon pjesa e parë
- 17/11/2019 18:41
- 17/11/2019 18:31-Anglia kalon në epërsi
- 17/11/2019 18:24
- 17/11/2019 18:21
- 17/11/2019 18:15
- 17/11/2019 18:12
- 17/11/2019 18:07
- 17/11/2019 17:59-Fillon ndeshja
- 17/11/2019 17:55
- 17/11/2019 17:54-Kryeziu shpreson të kualifikohemi përmes Ligës së Kombeve
- 17/11/2019 17:45-Urimi i Rita Orës
- 17/11/2019 17:36-Zeneli: Do të jem i gatshëm për ndeshjen ndaj Maqedonisë së Veriut
- 17/11/2019 17:29-Nuk mungon urimi i Werder Bremenit për suksesin e Milot Rashicës
- 17/11/2019 17:27-Thaçi: Fituam zemrat e botës me mikpritje, ta fitojmë edhe betejën në fushë
- 17/11/2019 17:15-Stadiumi "Fadil Vokrri" është destinacioni i të gjithëve
- 17/11/2019 17:08-Lojtarët anglezë në fushën e stadiumit "Fadil Vokrri"
- 17/11/2019 16:41-Lojtarët po e inspektojnë fushën në stadiumin "Fadil Vokrri"
- 17/11/2019 16:35-Formacionet zyrtare
- 17/11/2019 16:33-Ka nisur të mbushet stadiumi "Fadil Vokrri"
- 17/11/2019 16:31-Vazhdojnë lëvdatat e tifozëve anglezë për Kosovën
- 17/11/2019 15:53-Haradinaj dhe familja e tij përfshihen në atmosferën sportive
- 17/11/2019 15:45-Kuka uron Kosovën dhe vë në pah vështirësitë me të cilat përballen federatat sportive
- 17/11/2019 15:29-Gjyqtarët e ndeshjes Kosovë - Angli
- 17/11/2019 15:25-Kryeqyteti është stërmbushur nga tifozë dhe po dominon atmosfera festive
- 17/11/2019 15:18-Renditja në Grupin A, e cila nuk pritet të ndryshojë edhe pas ndeshjes së fundit
- 17/11/2019 15:05-Kurti paralajmëron prezencën e tij në "Fadil Vokrri"
- 17/11/2019 14:49-Java e makthit për Joe Gomez, i cili mungon ndaj Kosovës
- 17/11/2019 14:28-Atmosferë festive në Prishtinë para ndeshjes Kosovë - Angli
- 17/11/2019 13:58-O'Connell ndër të paret në sheshin "Zahir Pajaziti" për t'i pritur tifozët anglezë
- 17/11/2019 13:51-Pesë ndeshjet e fundit
- 17/11/2019 13:48-Përshkrimi i shkurtë UEFA-s për ndeshjen Kosovë - Angli
- 17/11/2019 13:32-Fanella me të cilën Kosova luan ndaj Anglisë
- 17/11/2019 13:25-FFK sqaron opinionin për rregullat lidhur me ndeshjen Kosovë - Angli
- 17/11/2019 13:19-Askund në Ballkan anglezët nuk kanë pasur mikpritje të këtillë
- 17/11/2019 13:05-Përleshje ndërmjet tifozëve anglezë në Prishtinë
- 17/11/2019 12:56-Akoma nuk ka filluar aktiviteti për mikpritjen e tifozëve anglezë
- 17/11/2019 12:53-Challandes pritet të bëjë disa ndryshime
- 17/11/2019 12:48-Anglia me ndryshime të mëdha - formacioni i mundshëm
Kosova ishte nikoqire e Anglisë në stadiumin "Fadil Vokrri" për ndeshjen e fundit të fazës kualifikuese për Kampionatin Evropian, 'Euro 2020', të cilën e humbi me rezultat 0-4.
Dardanët i kishin humbur gjasat për kualifikim përmes kësaj rruge, ndërkohë që Tre Luanët e kishin siguruar pjesëmarrjen në turneun e madh evropian të vitit të ardhshëm, porse arritën të triumfojnë bindshëm.
Telegrafi ju ka mbajtur të informuar në kohë reale për atmosferën dhe të gjitha detajet e këtij takimi.
17/11/2019 19:48-Përfundon ndeshja
Kosova e ka pësuar humbjen e parë në stadiumin "Fadil Vokrri" në fazën kualifikuese për "Euro 2020'. Anglia i ka shënuar katër gola në portën e Aro Muric.

17/11/2019 19:46-Shënohet goli i katërt
90'+1 Anglia e ka shënuar edhe golin e katërt në "Fadil Vokrri" kundër Kosovës. Lojtari i inkuadruar në pjesën e dytë, Mason Mount, ishte realizues.
17/11/2019 19:38-Goli i tretë i Anglisë
83' Sulmuesi i Manchester Unitedit, Marcus Rashford, shënon golin e tretë për ekipin mysafir.
17/11/2019 19:37
82' Atdhe Nuhiu lëshon vendin për Elba Rashanin.
17/11/2019 19:35-Epërsi e dyfishtë e Anglisë
79' Sterling harkoi ulët, ndërsa Aliti nuk pastroi si duhej dhe topi arriti te Harry Kane, i cili nuk fal.

17/11/2019 19:32
76' Tjetër rast i humbur. Një kundërsulm i shpejtë nuk shfrytëzohet nga Rashica, i cili pranoi një top nga Halimi.
17/11/2019 19:29
73' Edon Zhegrova inkuadrohet në vend të Florent Hadërgjonajt.

17/11/2019 19:25
69' Një dalje shumë e mirë në kundërsulm, por goditja e Hadërgjonajt ishte e plogësht.
17/11/2019 19:17
61' Anglia pranë golit të dytë. Sterling pason te Harry Kane, i cili e goditi shtyllën.
17/11/2019 19:10
54' Iniciativë e madhe e Dardanëve në këtë fillim të pjesës së dytë. Skuadra po përpiqet ta barazojë rezultatin.
17/11/2019 19:06
50' Rast mjaft i mirë për Kosovën, mirëpo devijimi i Rrahmanit përfundoi jashtë portës.
17/11/2019 19:04-Fillon pjesa e dytë
Në stadiumin "Fadli Vokrri" në Prishtinë ka nisur gjysma e dytë e takimit të fundit të fazës kualifikuese për 'Euro 2020' ndërmjet Kosovës dhe Anglisë.
17/11/2019 18:55-Në një foto, njëmbëdhjetëshi startues ndaj Anglisë

17/11/2019 18:50-Lëvizja për t'u rishikuar e Mërgim Vojvodës në pjesën e parë
17/11/2019 18:49-Statistikat e pjesës së parë

17/11/2019 18:45-Përfundon pjesa e parë
Ka përfunduar pjesa e parë e takimit ndërmjet Kosovës dhe Anglidë në stadiumin "Fadil Vokrri". Tre Luanët janë në epërsi me golin e Harry Winks.

17/11/2019 18:41
41' Vazhdon epërsia prej një goli e anglezëve, derisa lojtarët tanë nuk po arrijnë të ndërtojnë aksione të rrezikshme.

17/11/2019 18:31-Anglia kalon në epërsi
32' Alex Oxlade-Chamberlain dërgoi një asistim të mirë te Harry Winks, i cili doli i vetëm para Muric dhe e zhbllokoi rezultatin. Nga ana tjetër edhe lojtarët e Kosovës, përpiqen të ndërtojnë aksione.

17/11/2019 18:24
24' Një rast i mirë për Kosovën, Rashica godet nga largësia, por ndalet nga portieri anglez.
17/11/2019 18:21
21' Rezultati mbetet i pandryshuar, ndërkohë që të dyja skuadrat po bëjnë paraqitje të mirë dhe të kujdesshme.



17/11/2019 18:15
16' Rast shumë i mirë për anglezët, mirëpo portieri i Kosovës sërish intervenoi për ta ndalur Sterlingun.
17/11/2019 18:12
12' Një harkim në zonë që pritet nga Aro Muric, ndërkohë që loja vazhdon të jetë e barabartë.
17/11/2019 18:07
7' Lojë e hapur nga të dyja skuadrat, ndërsa Athde Nuhiu rrezikon me kokë pas një harkimi në zonë, por mbron portieri Pope.

17/11/2019 17:59-Fillon ndeshja
Me një atmosferë fantastike ka nisur ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Anglisë në stadiumin "Fadil Vokrri", e fundit për fazën kualifikuese për 'Euro 2020'.



17/11/2019 17:55
Lojtarët kanë zbritur në fushën e stadiumit "Fadil Vokrri" dhe po intonohen himnet para fillimit të ndeshjes. Mjeshtri i violinës, Shkëlzen Doli, kujdeset për to.

17/11/2019 17:54-Kryeziu shpreson të kualifikohemi përmes Ligës së Kombeve
Mesfushori i Kosovës, Hekuran Kryeziu, ka deklaruar se është duke u rikuperuar nga lëndimi, ndërsa shpreson që në marsin e vitit të ardhshëm ta arrijmë kualifikimin në Kampionatin Evropian përmes Ligës së Kombeve.
“Në mars besoj që do të jemi gati, por që duhet të presim edhe disa lojtarë që të rikthehet në skuadër nga lëndimet”, ka thënë ai.

17/11/2019 17:45-Urimi i Rita Orës
"Fat Anglisë dhe Kosovës sot, dy shtëpitë e mia", ka shkruar Rita në një postim në Instagram.

17/11/2019 17:36-Zeneli: Do të jem i gatshëm për ndeshjen ndaj Maqedonisë së Veriut
Arbër Zeneli jep një lajm të mirë. Ai do të jetë i gatshëm t'i ndihmojë Kosovës në barazhin e Ligës së Kombeve kundër Maqedonisë së Veriut.
“Unë jam i lumtur me ecurinë e rikuperimit nga lëndimi dhe besoj se do të jem 100 për qind i gatshëm për ndeshjen e marsit ndaj Maqedonisë së Veriut”, ka deklaruar Zeneli.
17/11/2019 17:29-Nuk mungon urimi i Werder Bremenit për suksesin e Milot Rashicës
Werder Bremeni i ka dëshiruar fat anëtarit të tyre Milot Rashicës për ndeshjen që Kosova e zhvillon ndaj Anglisë.
17/11/2019 17:27-Thaçi: Fituam zemrat e botës me mikpritje, ta fitojmë edhe betejën në fushë
"Me mikpritjen tonë i fituam zemrat e botës, ndërsa sonte duhet ta fitojmë edhe betejën në fushën e gjelbër kundër Anglisë. Krenar me kombëtaren tonë dhe tifozët e flaktë. Përpara Kosova!", ka shkruar presidenti Hashim Thaçi në Facebook.
17/11/2019 17:15-Stadiumi "Fadil Vokrri" është destinacioni i të gjithëve
17/11/2019 17:08-Lojtarët anglezë në fushën e stadiumit "Fadil Vokrri"




17/11/2019 16:41-Lojtarët po e inspektojnë fushën në stadiumin "Fadil Vokrri"
17/11/2019 16:35-Formacionet zyrtare
Formacioni startues i Kosovës: Muric, Hadergjonaj, Aliti, Rashica, Celina, Rrahmani, V. Berisha, Vojvoda, Kololli, Dresevic, Nuhiu.
Formacioni startues i Anglisë: Pope, Alexander-Arnold, Chilwell, Rice, Maguire, Mings, Sterling, Oxlade-Chamberlain, Kane, Winks, Hudson-Odoi.

17/11/2019 16:33-Ka nisur të mbushet stadiumi "Fadil Vokrri"
17/11/2019 16:31-Vazhdojnë lëvdatat e tifozëve anglezë për Kosovën
Njëri nga tifozët që ka udhëtuar nga Anglia për ta parë ndeshjen ndaj Kosovës, Ian Dandy, është shprehur se Kosova një vend shumë miqësor dhe beson fuqishëm në fitoren e kombëtares së tij në ndeshjen ndaj Kosovës.
Ndërkohë që një tifoz tjetër ka thënë se ka kaluar shumë mirë deri më tani në Prishtinë. Sipas tij, Kosova do ta përsëritë paraqitjen fantastike që ka bërë në Sothampton.
17/11/2019 15:53-Haradinaj dhe familja e tij përfshihen në atmosferën sportive
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj dhe familja e tij i janë bashkuar atmosferës sportive para fillimit të lojës Kosovë-Angli, ndërkohë që e ka përmendur edhe sfidën ndërmjet Shqipërisë dhe Francës.
17/11/2019 15:45-Kuka uron Kosovën dhe vë në pah vështirësitë me të cilat përballen federatat sportive
Trajneri i sukseseve në sportin e xhudos, Driton Kuka, e ka uruar Kosovën para takimit ndaj Anglisë, duke vlerësuar mikpritjen që i është bërë një vendi mik.
Në ndërkohë, derisa e ka çmuar atë që po e bën sporti, ai ka vënë në pah edhe vështirësitë me të cilat përballen federatat sportive në vendin tonë.
17/11/2019 15:29-Gjyqtarët e ndeshjes Kosovë - Angli
Gjyqtari kryesor
Pawel Gil (Poloni)

Asistentët
Konrad Sapela (Poloni)
Marcin Borkowski (Poloni)
Gjyqtari i katërt Daniel Stefanski (Poloni)
17/11/2019 15:25-Kryeqyteti është stërmbushur nga tifozë dhe po dominon atmosfera festive
17/11/2019 15:18-Renditja në Grupin A, e cila nuk pritet të ndryshojë edhe pas ndeshjes së fundit

17/11/2019 15:05-Kurti paralajmëron prezencën e tij në "Fadil Vokrri"
"Mirupafshim sonte në ndeshjen Kosovë-Angli", ka shkruar mes tjerash lideri i LVV-së në një postim në Facebook.
17/11/2019 14:49-Java e makthit për Joe Gomez, i cili mungon ndaj Kosovës
Të dielën e kaluar filloi kacafytja me Raheem Sterling në ndeshjen ndërmjet Liverpoolit dhe Manchester Cityt.
Të hënën zënka u intensifikua në stërvitjet në St George’s Park, me ç'rast mbrojtësi mbeti me një shenjë në fytyrë, ndërsa anësori u suspendua.
[related-to url="https://telegrafi.com/java-e-makthit-per-joe-gomez/" title="LAJMIN E PLOTË PËR JOE GOMEZ"]
Të enjten ndaj Malit të Zi, Gomez u inkuadrua në minutën e 70-të, kur një pjesë e tifozëve anglezë e fishkëllyen.
Të premten, derisa përpiqej ta mbronte një top në stërvitje, ai dhe Kieran Trippier i përplasën gjunjët duke mbetur i lënduar mbrojtësi i Liverpoolit.
Të dielën (sot) ai nuk mund të luajë në Prishtinë ndaj Kosovës.

17/11/2019 14:28-Atmosferë festive në Prishtinë para ndeshjes Kosovë - Angli
17/11/2019 13:58-O'Connell ndër të paret në sheshin "Zahir Pajaziti" për t'i pritur tifozët anglezë
Ish-ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O'Connell, është njëri ndër të paret që ka arritur në sheshin "Zahir Pajaziti" në Prishtinë, në organizimin e mikpritjes nga Komuna e Prishtinës për tifozët anglezë.

17/11/2019 13:51-Pesë ndeshjet e fundit
Kosova dhe Anglia janë ndeshur vetëm një herë, në sfidën të cilën Tre Luanët e fituan me rezultat 5-3. Më poshtë janë rezultatet e pesë ndeshjeve të fundit të dy skuadrave:

17/11/2019 13:48-Përshkrimi i shkurtë UEFA-s për ndeshjen Kosovë - Angli
Kosova humbi 5-3 nga Anglia në shtator
Anglia është kualifikuar për fazat finale
Nikoqirët e kanë të siguruar një vend në 'play-off' (në Ligën e Kombeve)
Shorti për fazën finale më 30 nëntor në Bukuresht
Katër skuadra do të kualifikohen në Evropian përmes barazhit (nga Liga e Kombeve)

17/11/2019 13:32-Fanella me të cilën Kosova luan ndaj Anglisë
17/11/2019 13:25-FFK sqaron opinionin për rregullat lidhur me ndeshjen Kosovë - Angli
Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinion publik se dyert e Stadiumit “Fadil Vokrri” për ndeshjen kualifikuese Euro 2020, Kosovë – Angli, me datë 17 nëntor 2019, do të hapen në ora 16:00 ndërsa ndeshja fillon prej orës 18:00.
Asnjë person, përfshirë edhe fëmijët, pavarësisht moshës, nuk do të lejohen të hyjnë në zonën e stadiumit pa biletë.
Në hyrjet e stadiumit si dhe brenda stadiumit do të aplikohen masa të rrepta kontrolli prandaj luten të gjithë qytetarët që të lexojnë me kujdes rregullat e mëposhtme dhe t’i respektojnë kërkesat.
Qytetarët të cilën nuk i përfillin rregullat e sigurisë mund të jenë subjekt për ndëshkim nga organet ligjore.

Rregullat:
1. Dyert e stadiumit hapen në ora 16:00.
2. Luten qytetarët që të vijnë me kohë në stadium, duke filluar nga ora 16:00 për të shmangur tollovinë.
3. Nuk shiten bileta në zonën e stadiumit. Qytetarët të cilët nuk kanë biletë luten të mos vijnë në zonën e stadiumit sepse shkaktojnë tollovi. Qytetarët pa biletë do të largohen nga policia.
4. Nuk lejohet hyrja pa biletë. Një bilete një person. Asnjë person, pavarësisht moshës, nuk do të lejohet të hyjë në stadium pa biletë. Kjo vlen edhe për fëmijët.
5. Gjërat qe nuk lejohen në stadium do te konfiskohen në hyrje. Gjërat e palejuara përfshijnë:
– Mjetet piroteknike
– Shishet e qelqit pavarësisht madhësisë
– Shishet e plastikës pavarësisht madhësisë
– Pijet alkoolike dhe substancat narkotike
– Ushqim i çfarëdo lloji (përveç ushqimit te fëmijëve 24 muajsh) si fara, çipsi, smoki, kikirikë, lajthi, badem, etj.
– Ombrella
– Armë zjarri ose armë të ftohta apo çfarëdo mjeti tjetër që mund të përdoret si armë
– Sende të rënda (çanta shpine, karrige të palosshme, etj) etj.
– Kamera profesionale dhe video kamera
– Pajisjet elektronike, mekanike ose manuale, që prodhojnë zhurmë, si megafonë, bori ose vuvuzele
– Materialet promovuese ose komerciale
– Çdo material promovues racist, ksenofobik, politik, fetar
6. Luten qytetarët që gjatë intonimit të himneve të respektohet qetësia
7. Qytetarët njoftohen që, për arsye të sigurisë, nuk lejohet bllokimi i rrugëve të evakuimit në tribuna. Prandaj, ulja në shkallët e stadiumit është rreptësisht e ndaluar.
17/11/2019 13:19-Askund në Ballkan anglezët nuk kanë pasur mikpritje të këtillë
Mikpritja që Kosova i ka bërë Anglisë, nuk ka mundur të mos vërehet nga mediat angleze. BBC ia ka kushtuar një shkrim pikërisht mikpritjes që iu bë futbollistëve, por edhe tifozëve nëpër rrugët e Prishtinës.
Në këtë artikull, BBC ka përmendur se një pritje e tillë, anglezëve nuk iu bë as në Mal të Zi e as në Bullgari.
Ky është një demonstrim tipik kosovar i faktit se lojtarët e Anglisë do të mirëpriten këtu në një mënyrë që ata nuk u priten në Mal të Zi dhe në Bullgari, ku pjesëtarë të skuadrës së Gareth Southgate ishin subjekt i abuzimeve raciste - shkruan në artikull.

17/11/2019 13:05-Përleshje ndërmjet tifozëve anglezë në Prishtinë
Disa tifozë anglezë janë përleshur mes vete mesnatën e kaluar në Prishtinë. Një gjë të tillë e ka konfirmuar Policia e Kosovës, ku është thënë se në këtë rast ka ndërhyrë edhe policia.
“Është raportuar një rast i mosmarrëveshjes në sheshin Nënë Tereza në Prishtinë. Policia ka reaguar dhe ata kanë marrë ndihmën e nevojshme. Bëhet djalë për tifozë anglezë. Në koordinim me prokurorin, të njëjtit janë liruar”, kanë thënë nga policia për KP.
Nga kjo përleshje, të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
17/11/2019 12:56-Akoma nuk ka filluar aktiviteti për mikpritjen e tifozëve anglezë
Ishte paralajmëruar që në ora 12:00 të fillojë organizimi nga Komuna e Prishtinës për mikpritjen e tifozëve anglezë, por një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.
Koordinatori i aktiviteteve kulturore, artistike dhe sportive në Komunën e Prishtinës, Ardian Berisha, është shprehur për KP se organizimi ende nuk ka filluar, pasi që Policia nuk po lejon një gjë të tillë.
"Organizimi ende nuk ka filluar pasi që Policia e Kosovës nuk është duke lejuar një gjë te tillë. Arsyet as ne s’po i dimë", ka deklaruar ai.

17/11/2019 12:53-Challandes pritet të bëjë disa ndryshime
Formacioni i mundshëm i Kosovës: Arijanet Muric; Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Paqarada; V. Berisha, Voca; Hadërgjonaj, Celina, Rashica; Nuhiu.
17/11/2019 12:48-Anglia me ndryshime të mëdha - formacioni i mundshëm
Formacioni i mundshëm i Anglisë: Nick Pope; Trippier, Maguire, Mings, Rose; Rice, Winks, Maddison; Hudson-Odoi, Abraham, Sterling.






















































