Live Liria ka Emër
Përfundon “Marshi për Drejtësi” në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, qytetarët shpërndahen të qetë
Përditesuar 02/04/2023 13:17
E plotësuar (15:30) – Ka përfunduar “Marshi për Drejtësi”, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë, i cili ishte organizuar nga iniciativa “Liria ka emër”.
Në këtë marsh morën pjesë me mijëra qytetarë anë e kënd Kosovës.
Organizatorët Ismail Tasholli dhe Eliza Hoxha, kanë falënderuar të gjithë qytetarët që në mënyrë masive i janë përgjigjur thirrjes për të marshuar për drejtësi për ish-krerët e UÇK-së që po mbahen padrejtësisht në Hagë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarët e tyre.
Marshi përfundoj pas fjalimit të kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi.
Krasniqi tha se sot “Marshojmë për Drejtësi” për t’u solidarizuar me çlirimtarët tanë, duke besuar fuqishëm se ata do të rikthehen fitimtarë.
Kreu i PDK-së ka ftuar qytetarët ta ruajnë frymën e unitetit, për ta ripërtrirë përkushtimin për Kosovën, të cilën çlirimtarët e kanë ëndërruar.
Pas përfundimit të fjalimit të tij, qytetarët filluan të shpërndaheshin në mënyrë të qetë.
Ndryshe, Specialja ka lëshuar një deklaratë zyrtare ku kanë njoftuar se më 3 prill do të hapet gjykimi kundër ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe të akuzuarve të tjerë (DHSK). /Telegrafi/
——-
Organizatorët e marshit: UÇK-ja është emëruesi ynë i përbashkët, ish-krerët do të kthehen fitimtarë e faqebardhë
E plotësuar (14:50) – Organizatorët e “Marshit për Drejtësi” nga iniciativa “Liria ka emër”, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli thanë se UÇK-ja është emëruesi ynë i përbashkët, është vlera më sublime që kemi krijuar si komb.
“Si sot 24 vite më parë, Prishtina ishte shndërruar në një qytet fantazmë. Lumi i njerëzve të dëbuar me forcë nga shtëpitë e tyre nga ushtria dhe paramilitarët serbe kishte mësyrë stacionin e trenit. Ai stacion, që ishte i mbyllur për më shumë se dhjetë vite, u hap atë ditë për të na dëbuar jashtë Kosovës, në një rrugë pa kthim.
Po ne u kthyem, e këto sheshe u mbushën prapë, për të festuar çlirimin dhe pavarësinë. Si fotografe e re atëbotë, i mbajë mend shkrepjet e fytyrave me lot gëzimi kur të gjithë bashkë, shënonim ato fitore të mëdha”, tha Hoxha.
Ajo shtoi se gjatë këtyre dy javëve, anë e kënd Kosovës, bashkë me Ismajlin e kam rijetuar historinë tonë.
“E kam ndjerë në dhimbjen e nënës Ferdonije, në guximin e Shyhretes dhe Vasfijes, në stoicizmin e Fahrije Hotit, në qëndresën e bacës Shaban. E kam parë dhe ndjerë sa e gjallë dhe sa e hapur vazhdon të jetë plaga jonë, dhe thirrja për drejtësi. Përulësisht, ju falënderoj nga zemra që jeni me ne sot. UCK na bashkon. Të gjithëve. Pa dallim. Thirrja për drejtësi na bashkon. E unë jam e bindur se ky shesh do të buqas sërish, në ditën e kthimit të luftëtarëve tanë”, tha Hoxha.
E Ismail Tasholli falënderoj të gjithë ata që i janë bashkuar i thirrjes për drejtësi.
“Ne, si komb, njëzëri, bashkë, marshojmë kundër ndryshimit të historisë. Marshojmë për drejtësi. Hashim Thaci, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi fillojnë nesër betejën e radhës. Betejën për të vërtetën dhe drejtësinë. Si gjithmonë, do të na kthehen fitimtarë e faqebardhë”, tha Tasholli.
——
Nis marshi në mbështetje të luftës së UÇK-së, mijëra qytetarë po marrin pjesë
E plotësuar (14:10) – Nën brohoritjet “Hashim Thaçi”, “Kadri Veseli”, “UÇK, UÇK” ka nisur marshi në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë. Marshi është organizuar nga iniciativa “Liria ka emër”.
Mijëra qytetarë që kanë ardhur anë e mbanë trevave shqiptare, kanë nisur tashmë marshimin nga sheshi “Zahir Pajaziti” drejt sheshit “Skënderbeu”, aty ku edhe do të mbahen fjalimet.
Policia ka njoftuar se ka bërë përgatitjet e nevojshme operacionale policore me qëllim të ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike gjatë marshit.
Telegrafi do t’ju mbajë të informuar për zhvillimet më të reja minut pas minute. /Telegrafi/
—-
Marshi në mbështetje të luftës së drejt të UÇK-së, nis grumbullimi i qytetarëve
Sot nga ora 14:00 në Prishtinë do të nis marshi për drejtësi, i organizuar nga iniciativa “Liria ka emër”.
Marshi është organizuar në mbështetje të luftës së drejt të UÇK-së dhe ish-krerëve të saj, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarëve të tyre në Hagë.
Tashmë numër i madh i qytetarëve janë mbledhur në sheshet e Prishtinës.
Marshi i organizuar nga “Liria ka emër” do të nis nga sheshi “Zahir Pajaziti” e do të vazhdojë në drejtim të sheshit “Skënderbeu”.
Organizimi i këtij marshi ka marrë mbështetjen e partive politike, shoqërisë civile, personalitete të ndryshme, bashkësi fetare dhe shumë qytetarë. /Telegrafi/
Krasniqi: Sot Marshojmë për Drejtësi, krenarë me historinë tonë dhe themeluesit e UÇK-së
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se sot, përmes Marshit për Drejtësi, bashkë me mijëra qytetarë do t’i tregojnë botës për krenarinë ndaj historisë tonë më të lavdishme dhe themeluesve të UÇK-së.
Ai ka shtuar se sot është një ditë e veçantë ku do t’i tregojmë botës se sa krenarë jemi me historinë tonë të lavdishme dhe me themeluesit e drejtuesit e UÇK-së”, ka shkruar Krasniqi.
Në fund, ai u ka bërë thirrje të gjithëve që të takohen nga ora 14:00 në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. /Telegrafi/
Marshi në mbështetje të luftës së drejt të UÇK-së, nis grumbullimi i qytetarëve
Sot nga ora 14:00 në Prishtinë do të nis marshi për drejtësi, i organizuar nga iniciativa “Liria ka emër”.
Marshi është organizuar në mbështetje të luftës së drejt të UÇK-së dhe ish-krerëve të saj, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarëve të tyre në Hagë.
Tashmë numër i madh i qytetarëve janë mbledhur në sheshet e Prishtinës.
Marshi i organizuar nga “Liria ka emër” do të nis nga sheshi “Zahir Pajaziti” e do të vazhdojë në drejtim të sheshit “Skënderbeu”.
Organizimi i këtij marshi ka marrë mbështetjen e partive politike, shoqërisë civile, personalitete të ndryshme, bashkësi fetare dhe shumë qytetarë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketu
Telegrafi

CH-N

Kreditimi Rural i Kosoves

Kreditimi Rural i Kosoves

InterAlumin

Lëshohet lokali me qira – mundësi fantastike për një vend të ri biznesi në Prishtinë te Qafa! ID-201

TOKË ME QIRA – 18 ari në Obiliq ID-154

Zbritje – lokal me qira në lagjen “Aktash”, Prishtinë ID-160

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Çdo verë i njejti debat – a duhet të veshin meshkujt pantallona të shkurta?

Magnum Trainers – trenerka që kombinon stilin dhe komoditetin për gratë

Këto këpucë kanë kombinimin perfekt të ngjyrave për stilin tuaj

Fillo verën duke blerë bluzën Magnum – Ellib Black

Disa arsye pse duhet t’i keni këto atlete Nike për basketboll
Më të lexuarat

Serwer: Washingtoni dhe Brukseli mbështesin Serbinë për ta larguar nga Moska, por Vuçiq po e bën të kundërtën

U përfol Edi Rama e ish-presidentja kroate, Biden thotë se NATO-n mund ta udhëheq një britanik

Haradinaj tregon disa përparësi me Ligjin e ri të zgjedhjeve: Diaspora voton në ambasada, hiqet heshtja zgjedhore

Kurti: Escobar dhe Lajçak po vijnë tek ne me kërkesat e Serbisë

Rusët bombarduan vendin ku qëndroi lideri ukrainas në Kherson - A u përpoq Kremlini ta vriste Zelenskyn?

Shtëpia e Bardhë publikon raportin për numrin e ushtarëve amerikanë në Kosovë