Maqedonia e Veriut 2-1 Kosova, gjithçka që ndodhi në përballjen historike

- 08/10/2020 23:03-Notat e lojtarëve
- 08/10/2020 22:48-Statistikat e ndeshjes
- 08/10/2020 22:40-Përfundon ndeshja
- 08/10/2020 22:38
- 08/10/2020 22:37
- 08/10/2020 22:31
- 08/10/2020 22:27
- 08/10/2020 22:23
- 08/10/2020 22:22
- 08/10/2020 22:19
- 08/10/2020 22:14
- 08/10/2020 22:09
- 08/10/2020 22:08
- 08/10/2020 22:07
- 08/10/2020 22:05
- 08/10/2020 22:03
- 08/10/2020 22:01
- 08/10/2020 22:00
- 08/10/2020 21:57
- 08/10/2020 21:55
- 08/10/2020 21:54
- 08/10/2020 21:51
- 08/10/2020 21:49-Fillon pjesa e dytë
- 08/10/2020 21:38-Statistikat e pjesës së parë
- 08/10/2020 21:33-Përfundon pjesa e parë
- 08/10/2020 21:30
- 08/10/2020 21:26
- 08/10/2020 21:19-Maqedonia e Veriut 2-1 Kosova
- 08/10/2020 21:14-GOOOOOOOOL... Hadërgjonaj i jashtëzakonshëm
- 08/10/2020 21:10
- 08/10/2020 21:01-Maqedonia e Veriut 1-0 Kosova
- 08/10/2020 20:59
- 08/10/2020 20:57
- 08/10/2020 20:56
- 08/10/2020 20:50
- 08/10/2020 20:45-Fillon ndeshja
- 08/10/2020 20:34-Lojtarët janë duke u nxehur
- 08/10/2020 20:06-Reagimi i Samir Ujkanit
- 08/10/2020 20:05-Lojtarët rezervë
- 08/10/2020 19:59-Pozicionimi i lojtarëve të Kosovës
- 08/10/2020 19:49-Pesë shqiptarë në formacionin startues të Maqedonisë së Veriut
- 08/10/2020 19:37-Formacioni zyrtar i Kosovës kundër Maqedonisë së Veriut
- 08/10/2020 19:27-Formacionet zyrtare
- 08/10/2020 19:18-Lojtarët e Kosovës nisen drejt stadiumit
- 08/10/2020 19:09-Yjet e skenës në mbështetje të Kosovës
- 08/10/2020 18:56-Një pozë me fanellën e Kosovës, Duda Balje në mbështetje të Dardanëve
- 08/10/2020 18:45-Presidenti i FFK-së, Ademi: Dita e shumëpritur erdhi
- 08/10/2020 18:42-Dy rregullat e reja në ndeshjen Maqedoni e Veriut - Kosovë
- 08/10/2020 17:59-Kololli: Kjo është njëra ndër ndeshjet më të rëndësishme për ne
- 08/10/2020 17:30-Rashica: Sot është ditë e madhe, forca djema
- 08/10/2020 17:14-Ambasadori italian në Prishtinë: Forca Kosova
- 08/10/2020 16:53-Urimi i kryeministrit Hoti për ekipin e Kosovës
- 08/10/2020 16:37-Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Maqedonisë së Veriut
- 08/10/2020 16:37-Formacioni i mundshëm i Maqedonisë së Veriut ndaj Kosovës
- 08/10/2020 16:30-Nëse ndeshja shkon në penallti, cili ekip e ka portierin më specialist për njëmbëdhjetëmetërsha
- 08/10/2020 16:24-Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut e përkrahim Kosovën me gjithë zemër dhe besojnë në fitore
- 08/10/2020 16:19-Vlera e Përfaqësueses së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë së Veriut
- 08/10/2020 16:17-Forma e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut
- 08/10/2020 16:11-Bernard Berisha nuk ka hatërmbetje
- 08/10/2020 15:37-Muriqi: Unë dhe e gjithë Kosova e kemi zemrën me ju
- 08/10/2020 15:36-Dita e Kosovës, në Shkup për të shkruar historinë
Të enjten (8 tetor) me fillim nga ora 20:45 në Arena ‘Todor Proeski’ në Shkup, Maqedonia e Veriut dhe Kosova zhvilluan përballjen gjysmëfinale të ‘play-offit’ në kuadër të Ligës së Kombeve, të cilën e fituan nikoqirët me rezultat 2-1.
Skuadra fituese do të zhvillojë edhe një finale të ‘play-offit’ kundër Gjeorgjisë që e mposhti Bjellorusinë në gjysmëfinalen tjetër, për ta kërkuar një vend në Evropian.
Telegrafi ju ka mbajtur të informuar në kohë reale për të gjitha detajet e përballjes historike, Maqedonia e Veriut – Kosova.
08/10/2020 23:03-Notat e lojtarëve


08/10/2020 22:48-Statistikat e ndeshjes

08/10/2020 22:40-Përfundon ndeshja
Maqedonia e Veriut e ka fituar ndeshjen gjysmëfinale të ‘play-offit’ kundër Kosovës duke siguruar kështu finalen përballë Gjeorgjisë për të kërkuar një vend në Kampionatin Evropian.
Dardanët nuk ia dolën të realizonin ëndrrën në përballjen historike, me gjithë përpjekjet për të nxjerrë rezultat pozitiv.

08/10/2020 22:38
90'+4 Rast ideal. Godet Zhegrova, ndërsa topin e kthyet nuk e fut në portë Fidan Aliti.
08/10/2020 22:37
90' +4 Momentet e fundit që Kosova ta bëjë mrekullinë.
08/10/2020 22:31
87’ Sërish godet Alioski, ndërsa Muriq është përsëri në vend.
08/10/2020 22:27
83' Tjetër mundësi e humbur. Zeneli nuk arrin të depërtojë në zonë.
08/10/2020 22:23
79' Rashani godet me kokë, por jo aq fuqishëm sa për të shënuar.
08/10/2020 22:22
78’ Tjetër pritje e jashtëzakonshme nga Muriq pas goditjes së Ezgjan Alioskit.
08/10/2020 22:19
75' Lirim Kastrati inkuadrohet në vend të Bersant Celinës.
08/10/2020 22:14
70' Thirrje për penallti nga lojtarët e Maqedonisë së Veriut, por gjyqtari nuk mendon ashtu.

08/10/2020 22:09
66’ Sërish anulohet goli i Maqedonisë së Veriut për pozitë jashtë loje.
08/10/2020 22:08
64’ Edon Zhegrova inkuadrohet në vend të Mërgim Vojvodës.
08/10/2020 22:07
63' Tjetër pritje shumë e mirë nga Muriqi.
08/10/2020 22:05
62' Aro Muriqi pret një goditje nga Goran Pandev.
08/10/2020 22:03
59’ Arbër Zeneli provon goditjen nga jashtë zonës që përfundon mbi portë.
08/10/2020 22:01
57' Depërtim i mrekullueshëm nga Zeneli në krahun e majtë që nuk shkon sipas planit.
08/10/2020 22:00
56' Alioski ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrjen në Vojvodën.
08/10/2020 21:57
54’ Shënon Pandev, por goli anulohet për pozitë jashtë loje.

08/10/2020 21:55
52' Harkim i mrekullueshëm nga Celina që nuk arrihet nga Elba Rashani.
08/10/2020 21:54
51' Egzon Bejtullai është larguar në vend të tij inkuadrohet Kire Ristevski.
08/10/2020 21:51
47' Fillim i mirë për Kosovën që përpiqet ta barazojë rezultatin.
08/10/2020 21:49-Fillon pjesa e dytë
46' Ka nisur pjesa e dytë e ndeshjes ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës në 'Todor Proeski' në Shkup.
Elbasan Rashani inkuadrohet në vend të Athde Nuhiut.
08/10/2020 21:38-Statistikat e pjesës së parë

08/10/2020 21:33-Përfundon pjesa e parë
Maqedonia e Veriut është duke avancuar me rezultat 2-1 ndaj Kosovës në ndeshjen që po zhvillohet në stadiumin ‘Todor Proeski’ në Shkup.
08/10/2020 21:30
44' Vazhdon presioni i Kosovës në minutat e fundit të pjesës së parë. Nuk vjen goli i shumëkërkuar.
08/10/2020 21:26
40’ Kosova vazhdon të bëjë përpjekje për ta barazuar rezultatin.
08/10/2020 21:19-Maqedonia e Veriut 2-1 Kosova
34' Maqedonia e Veriut e ka rikthyer epërsinë ndaj Kosovës. Një harkim nga gjuajtja e lirë e shfrytëzoi Darko Velkovski për të shënuar në portën e Muriqit.
https://streamable.com/ygdet6
08/10/2020 21:14-GOOOOOOOOL... Hadërgjonaj i jashtëzakonshëm
29' SuperGOOOOOOOOOOOOL nga Hadërgjonaj... Dalje e gabuar e portierit të Maqedonisë së Veriut dhe Florent Hadërgonaj shënoi një gol të jashtëzakonshëm nga largësia.
https://streamable.com/zw25r0
08/10/2020 21:10
25' Dy aksione të mira nga Kosova që nuk konkretizohen.
08/10/2020 21:01-Maqedonia e Veriut 1-0 Kosova
16' Shënon Maqedonia e Veriut. Goditjen e Ristovskit e devijon në portë Kololli.
https://streamable.com/7uoqzy

08/10/2020 20:59
13' Ndërhyrje e ashpër ndaj Zenelit, ndëshkohet Bejtullai me karton të verdhë.
08/10/2020 20:57
12' Nuk shfrytëzohet as goditja e tretë nga këndi e Dardanëve.
08/10/2020 20:56
10' Dy goditje të njëpasnjëshme nga këndi për Kosovën që nuk shfrytëzohen për të kaluar në epërsi.
08/10/2020 20:50
5' Skuadrat janë të kujdesshme dhe bëjnë lojë të përmbajtur.
08/10/2020 20:45-Fillon ndeshja
1' Ka nisur ndeshja historike ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës në stadiumin 'Todor Proeski' në Shkup, e vlefshme për gjysmëfinalet e 'play-offit', në rrugëtimin për Kampionatin Evropian.

08/10/2020 20:34-Lojtarët janë duke u nxehur




08/10/2020 20:06-Reagimi i Samir Ujkanit
Samir Ujkani do të mungojë në ndeshjen ndaj Maqedonisë së Veriut, por nuk mungon mbështetja për bashkëlojtarët te Kosova!
08/10/2020 20:05-Lojtarët rezervë
Banka rezervë e Maqedonisë së Veriut: Bozinovski, Siskovski, Tosevski, Ristevski, Trickovski, Trajkovski, Hasani, Kostadinov, Stojanovski, Velkoski, Spirovski, Zajkov.
Banka rezervë e Kosovës: Bekaj, Loshaj, Rashkaj, Kastrati, Hasani, Rashani, Paqarada, Zhegrova, Muslija.

08/10/2020 19:59-Pozicionimi i lojtarëve të Kosovës
Bernard Challandes i ka qëndruar besnik formacionit 4-2-3-1. Në mungesë të Rrahmanit, në qendër të mbrojtës pozicionohet Dresevic së bashku me Alitin, derisa Kololli zhvendoset në pozitën e tij natyrale, si mbrojtës i majtë.
Kryeziu mungon, prandaj Valon Berisha luan krahas Shalës në qendër të mesfushës.
Hadërgjonaj starton si anësor i djathtë me Celinën dhe Zenelin që e mbështesin sulmuesin e vetëm, Atdhe Nuhiu.
08/10/2020 19:49-Pesë shqiptarë në formacionin startues të Maqedonisë së Veriut
Maqedonia e Veriut do ta nisë ndeshjen ndaj Kosovës me pesë futbollistë shqiptarë në formacionin startues:
Në mbrojtje: Egzon Bejtullai dhe Visar Musliu
Në mesfushë: Arijan Ademi dhe Ezgjan Alioski
Në sulm: Enis Bardhi

08/10/2020 19:37-Formacioni zyrtar i Kosovës kundër Maqedonisë së Veriut
08/10/2020 19:27-Formacionet zyrtare
Formacioni i Maqedonisë së Veriut: Dimitrievski; Bejtullai, Belkovski, Musliu; Ristovski; Nikolov, Ademi, Alioski; Bardhi, Nestorovski, Pandev.
Formacioni i Kosovës: Muric; Kololli, Aliti, Dresevic, Vojvoda; V. Berisha, Shala - Zeneli, Celina, Hadërgjonaj; Nuhiu.
[related-to url="https://telegrafi.com/ndeshja-historike-challandes-mes-befasi-ne-formacionin-zyrtar-te-kosoves-perballe-maqedonise-se-veriut/"]

08/10/2020 19:18-Lojtarët e Kosovës nisen drejt stadiumit
08/10/2020 19:09-Yjet e skenës në mbështetje të Kosovës
Emra të njohur nga sporti, politika e arti kanë shprehur mbështetjen e tyre në rrjetet sociale për djemtë e Përfaqësueses së Kosovës.
Aktorja Adriana Matoshi, reperi Agon Amiga, këngëtarja dhe modelja Morena Taraku dhe Ermal Fejzullahu, janë vetëm disa nga emrat e njohur që ndanë me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale një fotografi suportuese ndaj futbollistëve që sonte luajnë kundër Maqedonisë së veriut.
Në vazhdim, ju përcjellim disa prej tyre:
08/10/2020 18:56-Një pozë me fanellën e Kosovës, Duda Balje në mbështetje të Dardanëve
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale, në të cilën ka pozuar me fanellën e Kosovës dhe i ka mbështetur lojtarët për ndeshjen kundër Maqedonisë së Veriut.
“Me juve djem”, ka shkruar ajo në përshkrim.
08/10/2020 18:45-Presidenti i FFK-së, Ademi: Dita e shumëpritur erdhi
Presidenti Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, pret që Kosova të shkruajë historinë në ndeshjen kundër Maqedonisë së Veriut.
Ai e ka bërë një postim motivues drejt lojtarëve në kërkim të realizimit të kualifikimit historik.
“Dita e shumëpritur erdhi! Të motivuar e të bashkuar në realizimin e asaj që nesër do të quhet HISTORIKE!”, ka shkuar Ademi në Facebook.
08/10/2020 18:42-Dy rregullat e reja në ndeshjen Maqedoni e Veriut - Kosovë
Në ndeshjen ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës do të aplikohen dy rregulla të reja të lejuara për here të pare në Ligën e Kombeve nga UEFA.
Në këtë ndeshje, për here të parë do të aplikohet sistemi i teknologjisë VAR për identifikimin e rasteve të dyshimta.
Po ashtu, sonte do të jetë hera e pare që të dy klubet mund ta shfrytëzojnë mundësinë e zëvendësimit të pesë lojtarëve.
08/10/2020 17:59-Kololli: Kjo është njëra ndër ndeshjet më të rëndësishme për ne
Në një intervistë për mediumin zviceran, Blick.ch, Benjami Kololli ka thënë se ndeshja ndaj Maqedonisë së Veriut në gjysmëfinalen e play-offit të Ligës së Kombeve, do të jetë ndeshja e jetës së tyre.
"Do të ishte sukses i pabesueshëm kualifikimi në evropian”, ka thënë ai.
Në rast të fitores së sotme në Shkup, Kosova luan në finale me fituesin e duelit, Gjeorgji – Bjellorusi më 12 nëntor.
08/10/2020 17:14-Ambasadori italian në Prishtinë: Forca Kosova
Ambasadori i Italisë në Prishtinë, Nicola Orlando, i ka uruar sukses Kosovës në ndeshjen ndaj Maqedonisë së Veriut.
“Kësaj radhe pa Amir Rrahmanin, Samir Ujkanin dhe Vedat Muriqin, fatkeqësisht... por akoma... Forca Kosova!”, ka shkruar Orlando në postim.
08/10/2020 16:53-Urimi i kryeministrit Hoti për ekipin e Kosovës
08/10/2020 16:37-Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Maqedonisë së Veriut
08/10/2020 16:37-Formacioni i mundshëm i Maqedonisë së Veriut ndaj Kosovës
08/10/2020 16:30-Nëse ndeshja shkon në penallti, cili ekip e ka portierin më specialist për njëmbëdhjetëmetërsha
Ndeshja e sotme në mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës ka mundësi të zgjidhet edhe përmes penalltive nëse rezultati në fund të ndeshjes dhe vazhdimeve është i barabartë.
Kjo pasi në ndeshjen e sotme e vlefshme për gjysmëfinalen e play-offit të Ligës së Kombeve, njëra skuadër duhet të dali fituese.
Por, nëse ndeshja shkon në penallti, cila skuadër është më favorite?
Sipas statistikave, portieri i “Dardanëve”, Aro Muriç është shumë më i mirë në pritjet e penalltive se sa tre portierët e grumbulluar nga Maqedonia e Veriut.
21-vjeçari i Kosovës ka pritur 5 nga 11 penalltitë që janë goditur në drejtim të tij, me një saktësi të lartë të pritjeve prej 45 për qind, shkruan Gazeta Olle.
Në anën tjetër “numri një” i Maqedonisë së Veriut, Stole Dimitrievski ka pritur po ashtu 5 penallti në karrierën e tij.
Por për dallimi nga Muric, në drejtim të tij janë gjuajtur plotë 34 penallti. Saktësia e pritjeve të penalltisë për Dimitrievskin është 14 për qind.
Edhe dy portierët e bankës rezervë të Maqedonisë së Veriut nuk njihen për pritje penalltish. Bozinovski nuk ka pritur asnjëherë në karrierë penallti, ndërsa Siskovski ka vetëm një pritje.
Gardiani i Kosovës, Aro Muriç ka pritur penallti edhe ndaj yllit të Anglisë si Harry Kane dhe talentit të Chelseat, Reece James.
08/10/2020 16:24-Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut e përkrahim Kosovën me gjithë zemër dhe besojnë në fitore
Përfaqësuesja e Kosovës po favorizohet dhe përkrahet maksimalisht nga qytetarët shqiptar në Maqedoninë e Veriut dhe këtë e ka treguar një anketë e bërë në qytetin e Shkupit.
08/10/2020 16:19-Vlera e Përfaqësueses së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë së Veriut
Sipas vlerave të marra nga faqja e specializuar e transferimeve dhe statistikave Transfermarkt, vlera e Kosovës momentalisht është më e ulët sesa ajo e rivalëve.
08/10/2020 16:17-Forma e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

08/10/2020 16:11-Bernard Berisha nuk ka hatërmbetje
Bernard Berisha ka ardhur me një mesazh të madh dhe kuptimplotë për takimin e sotëm (e enjte) të Përfaqësueses së Kosovës ndaj Maqedonisë së Veriut.
Edhe pse nuk është ftuar, ai nuk ka asnjë hatërmbetje dhe është i tëri në përkrahje të Përfaqësueses së Kosovës dhe bashkëlojtarëve.
“Te gjithë të bashkuar për një qëllim, Kosova Zemra jonë. Forca djem, Zoti ju ndihmoftë”, ka shkruar Berisha.
08/10/2020 15:37-Muriqi: Unë dhe e gjithë Kosova e kemi zemrën me ju
Sulmuesi prizrenas, Vedat Muriqi i ka dhënë përkrahje të madhe ekipit dhe bashkëlojtarëve të tij të Përfaqësueses së Kosovës para ndeshjes me Maqedoninë e Veriut.
Ai i ka shfrytëzuar rrjetet sociale për t’iu dhënë përkrahje bashkëlojtarëve dhe ekipit.
“Suksese djema. Unë dhe gjithë Kosova zemrën e kemi me ju!”, ka shkruar Muriqi .
08/10/2020 15:36-Dita e Kosovës, në Shkup për të shkruar historinë
Përfaqësuesja e Kosovës do të luajë ‘ndeshjen e jetës’ sot (e enjte) në Shkup ndaj Maqedonisë së Veriut në kuadër të gjysmëfinales së ‘Play-Offit’ në Ligën e Kombeve.
Dardanët kanë udhëtuar dje (e mërkurë) drejt Shkupit për përballjen e madhe ndaj fqinjëve të Maqedonisë së Veriut.
Sot, ata do të përballen me përfaqësuesen fqinje në stadiumin ‘Tose Proeski’ me fillim nga ora 20:45 për një vend në finalen e ‘Play-Offit’ në Ligën e Kombeve.
Ekipi i drejtuar nga përzgjedhësi Bernard Challandes ka shumë mungesa për këtë përballje, pasi mungojnë yje si Vedat Muriqi, Milot Rashica, Hekuran Kryeziu, Amir Rrahmani dhe Samir Ujkani.
Përveç tyre, mungojnë edhe lojtarë tjerë si Besar Halimi, Idriz Voca dhe Bernard Berisha, i cili nuk është ftuar.
Megjithatë, Challandes dhe lojtarët janë gati për këtë përballje të madhe dhe optimizmi është i madh në taborin e Dardanëve.
“Tash jemi pranë një momenti kur edhe ëndrrën mund ta prekim, por siç e thatë edhe ju kemi disa probleme, nuk jemi në situatën më perfekt, por Kosova si ekip futbolli ka treguar se di t’i përballoje këto situata, duke i kthyer në favor të vetin”, ka thënë Challandes në konferencë për shtyp.
Në anën tjetër, edhe rivalët e Maqedonisë së Veriut kanë një mungesë të madhe, pasi ylli i Napolit, Elif Elmas, është i infektuar me COVID-19.







































