Kosova dhe Zvicra kanë luajtur baras me rezultat 1-1 në sfidën e luajtur në “St Jakobs-Park” në qytetin e Bazelit, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024.


18/11/2023 23:41-Muhamet Hyseni thotë se ky është vetëm fillimi, premton gola edhe në vazhdim

Sulmuesi i Kosovës, Muhamet Hyseni, është paraqitur në konferencën për shtyp pas ndeshjes me Zvicrën ku ka paralajmëruar se ky është vetëm fillimi.

Hyseni u fut në fushë në pjesën e dytë dhe arriti të shënojë në debutim me përfaqësuesen dardane.

Hyseni shënoi golin e barazimit të Kosovës ndaj Zvicrës pas asistimit të Vojvodës.

Lexo lajmin e plotë...

18/11/2023 23:41-Gliha: Zhegrova nuk dëshiron të luajë për Kosovën

Përzgjedhësi i Kosovës, Primozh Gliha, e ka quajtur gënjeshtar sulmuesin Edon Zhegrova.

Ka thënë se ai ka gënjyer se është refuzuar nga Kosova. Ka thënë se ylli i Lillet nuk ka dashur të vijë për Kosovën.

Gliha: Zhegrova gënjen, ai nuk dëshiron të luajë për kombëtaren. Unë e ftova Zhegrovën dy herë.

Lexo lajmin e plotë...

18/11/2023 23:40-Visar Bekaj i kënaqur me pikën e fituar dhe i lumtur që luajti në ndeshje zyrtare me Kosovën

Visar Bekaj është shprehur shumë i lumtur në konferencën për shtyp pas ndeshjes, që ka fituar rastin në ndeshje zyrtare me Kosovën.

Bekaj luajti për 90 minuta duke treguar paraqitje mjaft të mirë në mungesë të Aro Muric.

Lexo lajmin e plotë...

18/11/2023 23:39-Ilir Krasniqi dhe Lumbardh Dellova të lumtur me rezultatin dhe paraqitjen

Dy yjet e Superligës së Kosovës, Lumbardh Dellova dhe Ilir Krasniqi u paraqitën në konferencën për shtyp pas ndeshjes me Zvicrën, ku u shprehën të kënaqur me barazimin që arritën ndaj Zvicrës në Bazel.

Dellova: Duhet të jemi të kënaqur, duke marrë parasysh me çfarë ekipe luajtëm, me lojtarë të top-ligave. Ndoshta mund të merrnim më shumë, por duhet të jemi të kënaqur. Jemi profesionistë të gjithë. Hyjmë çdo ndeshje për të fituar.

Lexo lajmin e plotë...

18/11/2023 23:38-Shaqiri: Kualifikim i vështirë, por e rëndësishme që jemi në Euro 2024

Xherdan Shaqiri është shprehur i lumtur që Zvicra është kualifikuar në Evropianin e vitit të ardhshëm.

Ai ka thënë se ka qenë i vështirë ky kualifikim, por është e rëndësishme që janë në Euro 2024.

Lexo lajmin e plotë...

18/11/2023 23:37-Kosova merr barazim ndaj Zvicrës si mysafir, Helvetët kalojnë tutje

Kosova dhe Zvicra kanë luajtur baraz me rezultat 1-1 në sfidën e luajtur në “St Jakobs-Park” në qytetin e Bazelit, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024.

Ndeshja nisi me një dominim të Zvicrës të cilët kishin posedimin dhe rastet në anën e tyre.

Vendasit patën disa mundësi të mira për gol, fillimisht me Ruben Vargas por gjuajtjet e tij u ndalën me sukses nga Visar Bekaj.

Lexo lajmin e plotë...

18/11/2023 23:36-Shpërthen festa në Zvicër, Muhamet Hyseni shënon për të barazuar shifrat

Kosova ka barazuar shifrat në 1-1 ndaj Zvicrës në “St Jakobs-Park”, sfidë kjo e vlefshme për raundin e nëntë të kualifikimeve për Euro 2024.

Ishte Muhamet Hyseni ai i cili në minutën e 81-të arriti të shënojë për 1-1 pas një aksioni shumë mirë të organizuar nga Kosova.

Lexo lajmin e plotë...

18/11/2023 22:41-Mbyllet ndeshja

Kosova merr një pikë, Zvicra kalon tutje.

18/11/2023 22:37

90' Katër minuta shtesë në ndeshje.

18/11/2023 22:28

81' Muhamet Hyseni shënon gol të bukur për 1-1. Sulmuesi e Llapit i jashtëzakonshëm në zonë, duke mposhtur Sommerin.

https://twitter.com/FootColic/status/1725989505939783714

18/11/2023 22:13

65' Zvicra shënon me Okafor, por ishte pozitë jashtë loje.

18/11/2023 22:07

61' Dellova pasim të bukur te Zeqiri, i cili nuk gjuan dhe ndalet nga mbrojtja.

18/11/2023 22:02

56' Muslija huq topin i vetëm me portier, topi shkon te Berisha, i cili gjuan mbi portë.

18/11/2023 21:54

47' GOL- Vargas shënon me kokë pas një tollovie në zonë. 

https://twitter.com/HalalHuncho/status/1725981161300598953

18/11/2023 21:39-Përfundon pa gola 45 minutëshi i parë i përballjes Zvicër – Kosovë

Ka përfunduar me rezultat të barabartë 0-0 pjesa e parë mes Zvicrës dhe Kosovës, ndeshje kjo e vlefshme për raundin e nëntë të grupit E për kualifikimet e Euro 2024.

Zvicra pati posedimin dhe rastet për gol por hasi në rezistencë të fortë nga mbrojtja e Kosovës e cila po duket ne disponim të mirë për lojë.

Lexo lajmin e plotë...

18/11/2023 21:34-Mbyllet pjesa e parë

18/11/2023 21:26

39' Bytyqi harkon bukur në zonë, Rashani gjuan me kokë, por topi për pak jashtë.

18/11/2023 21:14

26' Shaqiri gjuan, Bekaj kap topin.

2373610f 97e4 495c 8488 37c5e50415fd

18/11/2023 21:06

18' Remo Freuler humb rast të qind për qind, huq me portën e zbrazët.

18/11/2023 21:03

10' Sërish rrezikon Okafor, por Bekaj bën pritje të bukur.

18/11/2023 20:54

6' Vargas sërish rrezikon, Bekaj lëshon portën, por gjuajtja e sulmuesit ndalet nga mbrojtja.

18/11/2023 20:53

5' Vargas gjuan fuqishëm, por topi ngjitur me shtyllën e Bekajt.

18/11/2023 20:46-Nis ndeshja

1' Kosova luan me topin e parë.

18/11/2023 20:28-Agim Ademi motivon lojtarët para ndeshjes me Zvicrën: Fitoni lojën dhe vendosni çmimin vet sa po e doni preminë

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi u ka mbajtur një fjalim lojtarëve para ndeshjes me Zvicrën, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian që do të mbahet në vitin e ardhshëm në Gjermani.

Ademi u ka kërkuar angazhim lojtarëve në këtë ndeshje teksa u premtoi edhe premi në rast të një fitoreje.

Lexo lajmin e plotë...

18/11/2023 19:46-Formacionet zyrtare, Zvicër – Kosovë: Dardanët me shumë mungesa në përbërje

Kosova luan në udhëtim ndaj Zvicrës në kuadër të raundit të nëntë në grupin E, për kualifikueset e Euro 2024.

Dardanët hyjnë në këtë takim me ndjesi pozitive, pas fitores së arritur në “Fadil Vokrri” një javë më parë ndaj Izraelit me rezultat 1-0

Kualifikimi është shumë i vështirë për Kosovën, pothuajse i pamundur pasi do të duhej që ata të fitonin dy ndeshjet e mbetura dhe të shpresonin në një humbje të Zvicrës ndaj Rumanisë.

Lexo lajmin e plotë...

18/11/2023 17:09-Në Basel pritet të ketë një numër të madh të shqiptarëve

Kosova sot luan ndaj Zvicrës në kuadër të ndeshjes së nëntë të fazës së grupeve për eliminatoret e Euro 2024.

Dardanët kanë gjasa të paktë për tu kualifikuar, pasi duhen dy fitore në dy ndeshjet e ardhshme dhe të pres që Rumania ta mposht Zvicrën.

Por kjo nuk i ka penguar shqiptarët që të pushtojnë hapësirat rreth stadiumit të Baselit, kur ka edhe disa orë para se të fillojë takimi.

a8ebde89 2e00 482e 99ce 52447c8048c4

ca6c3dd9 43c5 472e 9179 1db51efbbe2b

18/11/2023 15:46-Gjyqtarët e ndeshjes Zvicër – Kosovë

UEFA ka caktuar gjyqtarë portugezë për të ndarë drejtesinë në ndeshjen mes Zvicrës dhe Kosovës në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024.

Antonio Nobre do të jetë kryesor, ndërsa Paulo Bras dhe Pedro Martins do të jenë gjyqtarë anësor.

Gjyqtar i katërt do të jetë Andre Narciso, ndërsa në VAR do të jenë Tiago Martins dhe Fabio Oliviera Melo.

gjyqtaret

18/11/2023 15:30-Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Zvicrës – Gliha me shumë ndryshime të detyrueshme

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Primoz Gliha ka ndarë mendjen për formacionin “anti-Zvicër” në ndeshjen e sotme (e shtunë) mbrëma.

Përfaqësuesja e Kosovës do të luajë sot (e shtunë) në udhëtim ndaj Zvicrës në kuadër të ndeshjeve kualifikuese të Grupit I për Euro 2024, e cila pritet të zhvillohet në stadiumin “St. Jakob-Park” të Baselit me fillim nga ora 20:45.

Ekipi i përzgjedhësit Primoz Gliha vjen në këtë ndeshje pas fitores ndaj Izraelit dhe synon rezultat pozitiv edhe nga ky udhëtim i vështirë.

Megjithatë, Dardanët do ta kenë shumë të vështirë shkaku i mungesave të shumta, të cilave edhe sot iu kanë shtuar tre sosh, ndër ta Arijanet Muric, Milot Rashica dhe Ermal Krasniqi.

Lajmi i plotë 

18/11/2023 15:25-Konfirmohen tri mungesa të rëndësishme të Kosovës kundër Zvicrës

Stafi i ekipit Përfaqësues të Kosovës ka njoftuar opinionin dhe tifozët se për shkak të lëndimeve dhe gjendjes me grip, tre lojtarë do të mungojnë në ndeshjen e sotme kundër Zvicrës.

Lajmi i plotë 

18/11/2023 15:20-Gliha thyen heshtjen për Zhegrovën dhe mungesën e tij në këtë tubim

Përzgjedhësi i Kosovës, Primozh Gliha, ka folur për herë të parë rreth situatës së Edon Zhegrova te “Dardanët”.

Gliha ka thënë se nuk ka qenë vendimi i tij për të mos e ftuar Zhegrovën për ndeshjet e muajit nëntor.

Lajmi i plotë 

18/11/2023 15:15-Hadërgjonaj: Ndeshje speciale për mua, shpresoj t’i gëzojmë të pranishmit në stadium me fitore

Mbrojtësi i Kosovës, Florent Hadërgjonaj, shpreson në fitore ndaj Zvicrës, pasi një fitore do t’i gëzonte të gjithë, në veçanti ata që do të jenë në tribunat e stadiumit për t’i përkrahur “Dardanët”.

Hadërgjonaj, i cili ka lindur dhe është rritur në Zvicër, pranoi se kjo përballje do të jetë speciale dhe se nuk do ta harrojë kurrë.

Lajmi i plotë 

18/11/2023 15:10-Gliha për ndeshjen ndaj Zvicrës: Do të jetë një ndeshje e vështirë, duam të marrim sa më shumë pikë

Përzgjedhësi  i Kosovës, Primozh Gliha, e ka vlerësuar si tejet të vështirë ndeshjen ndaj Zvicrës, por ai ka shtuar se “Dardanët” do të dalin në fushë për rezultat pozitiv.

Në konferencën për shtyp të mbajtur të premten mbrëma, Gliha ka thënë se janë përgatitur për ndeshje duke marr parasysh se Zvicra është ekip i fortë.

Lajmi i plotë 

18/11/2023 15:05-Yakin flet para përballjes me Kosovën: Kam një skuadër të fortë, mund të dominojmë ndeshjen

Trajneri i Kombëtares së Zvicrës, Murat Yakin ka folur para ndeshjes së nesërme kundër Kosovës.

Yakin tha fillimisht se ka një skuadër të fortë me të cilën mund ta dominojë ndeshjen kundër Kosovës nëse luajnë në të njëjtën mënyrë si ndaj Izraelit.

Lajmi i plotë

18/11/2023 15:00-Xherdan Shaqiri thotë se nuk do të festojë nëse shënon ndaj Kosovës

Përfaqësuesja e  Kosovës do të zhvillojë nesër (e shtunë) ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

“Dardanët” do të luajnë në udhëtim ndaj Zvicrës në sfidën që do të zhvillohet në “St. Jakob-Park” në qytetin e Bazelit.

I pranishëm në konferencën për shtyp të Kombëtares së Zvicrës së bashku me trajnerin Murat Yakin para ndeshjes së nesërme, ishte edhe Xherdan Shaqiri.

Shaqiri u pyet nese do të festojë në rast se shënon gol ndaj Kosovës dhe për këtë ai pati një përgjigje.

Lajmi i plotë