
- 10/08/2019 22:34-Përfundon ndeshja: Feronikeli 0-2 Milan
- 10/08/2019 22:25
- 10/08/2019 22:17-Shtyllaaa...
- 10/08/2019 22:16
- 10/08/2019 22:02-Realizon Borini, Feronikeli 0-2 Milan
- 10/08/2019 21:59
- 10/08/2019 21:58
- 10/08/2019 21:55
- 10/08/2019 21:49-Nëntë zëvendësime të Milanit në pjesën e dytë
- 10/08/2019 21:33-Përfundon pjesa e parë: Feronikeli 0-1 Milan
- 10/08/2019 21:32
- 10/08/2019 21:27
- 10/08/2019 21:13-Milani kalon në epërsi
- 10/08/2019 21:02
- 10/08/2019 20:57
- 10/08/2019 20:48-Fillon miqësorja historike Feronikeli - Milani
- 10/08/2019 20:42-Tri legjenda në një foto
- 10/08/2019 20:20-Lojtarët e Milanit kanë dalë për t'u nxehur
- 10/08/2019 20:02-Tifozët janë duke hyrë në "Fadil Vokrri"
- 10/08/2019 19:50-Në ndërkohë, Milani ua uron të gjithë myslimanëve festën e Kurban Bajramit
- 10/08/2019 19:40-Formacionet zyrtare
- 10/08/2019 19:19-Milani luan me fanellat e treta
- 10/08/2019 18:21-Rivaliteti mes tifozëve të Interit dhe Milanit nuk ka kufi
- 10/08/2019 18:11-Tifozët e Milanit vazhdojnë pritjen që t'i shohin lojtarët e tyre të preferuar
- 10/08/2019 17:54-Kapiteni i Milanit, Alessio Romagnoli, flet për ndeshjen ndaj Feronikelit
- 10/08/2019 17:16-Nuk mungojnë edhe koret kundër rivalëve
- 10/08/2019 16:55-Kumtesa e Feronikelit për ndeshjen ndaj Milanit
- 10/08/2019 16:38-Maldinit i dhurohet fanella e Kosovës
- 10/08/2019 16:30-Mediat italiane shkruajnë për mikpritjen madhështore që iu bë Milanit në Kosovë
- 10/08/2019 15:52-Formacioni i mundshëm i Milanit
- 10/08/2019 15:19-Deklaratat e legjendave të Milanit para tifozëve shqiptarë në kryeqytetin e Kosovës
- 10/08/2019 15:14-Djali i legjendës Fadil Vokrri, Gramozi, me legjendën e Milanit, Paolo Maldini
- 10/08/2019 15:13-Legjendat e Milanit në Prishtinë, me trofeun e Ligës së Kampionëve
- 10/08/2019 15:01-Parakalimi i Milanit në qendër të Prishtinës
- 10/08/2019 14:59-Një dukje kreative e fanellës së tifozit shqiptar
- 10/08/2019 14:34-Baresi dhe Massaro të lumtur për pritjen e tifozëve shqiptarë në Kosovë: Duam ta njohim nivelin e futbollit kosovar
- 10/08/2019 14:15-Konferenca për shtyp para ndeshjes
- 10/08/2019 14:01-AC Milan: Çfarë mikpritje në Kosovë
- 10/08/2019 13:57-Legjenda e Milanit, Daniele Massaro, përshëndet tifozët e Milanit në Kosovë
- 10/08/2019 13:24-Mediat italiane zbulojnë shumën që ka fituar Milani nga miqësorja me Feronikelin
- 10/08/2019 13:19-Atmosfera e tifogrupit të Milanit në Prishtinë
- 10/08/2019 13:06-Disa nga trofetë e mëdha të Milanit përgjatë historisë
- 10/08/2019 12:57-Formacioni i mundshëm i Feronikelit kundër Milanit
- 10/08/2019 12:52-Tifozët e Milanit duke e pritur skuadrën
- 10/08/2019 12:51-Emrat e lojtarëve të Milanit që ndodhen në Prishtinë
- 10/08/2019 12:48-Milani kërkon mbështetjen e tifozëve për ndeshjen ndaj Feronikelit
- 10/08/2019 12:46-Skuadra e Milanit arrin në Kosovë, para përballjes me Feronikelin
- 10/08/2019 12:43-Genc Nuza gjykon miqësoren, Feronikeli – AC Milan
- 10/08/2019 12:38-Pritjes i erdhi fundi, kampioni në fuqi i Kosovës, Feronikeli pret Milanin në një ndeshje miqësore
Për herë të parë, gjiganti italian, Milan, ka zhvilluar një ndeshje në Kosovë. Kampioni i vendit, Feronikeli, ishte nikoqir i shtatëherë kampionit të Evropës në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë për ta zhvilluar miqësoren e luksit.
Ndeshja u zhvillua më 10 gusht 2019, ndërsa përfundoi me fitoren e Rossonerëve me rezultat 2-0.
Ndërsa për secilin detaj, Telegrafi ju ka mbajtur të informuar me një mbulim të veçantë të kësaj ngjarjeje të madhe sportive në vendin tonë.
10/08/2019 22:34-Përfundon ndeshja: Feronikeli 0-2 Milan
Me golat e Susos (26) dhe Fabio Borini (58') ka përfunduar ndeshja miqësore ndërmjet Feronikelit dhe Milanit në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë.
10/08/2019 22:25
82' Një tjetër rrezik drejt portës së Niklit, por nuk shënohet goli i tretë për Rossonerët.
10/08/2019 22:17-Shtyllaaa...
74' Goditje fantastike e Kastriot Rexhës, mirëpo fati ishte në anën e Milanit, pasi e goditi transversalen.
10/08/2019 22:16
72' Vazhdon presioni i Milanit, ndërkohë që kemi hyrë në 20 minutat e fundit të takimit.
10/08/2019 22:02-Realizon Borini, Feronikeli 0-2 Milan
58' Fabio Borini e dyfishon epërsinë e Rossonerëve në "Fadil Vokrri".
10/08/2019 21:59
55' Krzysztof Piatek shënon me kokë, mirëpo goli anulohet për pozitë jashtë loje.
10/08/2019 21:58
54' Tjetër rast për Milanin, por lojtarët e Niklit nuk lejojnë që të ndëshkohen.
10/08/2019 21:55
52' Ritëm më i qetë i lojës në këtë fillim të pjesës së dytë.
10/08/2019 21:49-Nëntë zëvendësime të Milanit në pjesën e dytë
46' Fillon pjesa e dytë. Feronikeli do të shpresojë për paraqitje të denjë. Milani bën nëntë zëvendësime pas pjesës së parë.
10/08/2019 21:33-Përfundon pjesa e parë: Feronikeli 0-1 Milan
Me golin e Susos nga gjuajtja e lirë (26'), ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes miqësore ndërmjet Feronikelit dhe Milanit.
10/08/2019 21:32
45' Andre Silva rrezikon portën e Smakiqit.
10/08/2019 21:27
39' Mendurim Hoti bëri një nga tentativat e rralla të Feronikelit drejt portës së Gianluigi Donnarumma.
10/08/2019 21:13-Milani kalon në epërsi
26' Gjuajtje e lirë për Milanin pranë zonës së Feronikelit. Suso shënon gol të bukur në portën e Smakiqit.
10/08/2019 21:02
15' Vazhdon dominimi i Milanit në këto minutat e para, mirëpo Feronikeli është duke u mbajtur.
10/08/2019 20:57
10' Hakan Çalhanoglu godet nga distanca, por Smakiqi ishte në vend për të intervenuar.
10/08/2019 20:48-Fillon miqësorja historike Feronikeli - Milani
1' Ka filluar miqësorja e luksit ndërmjet Feronikelit dhe Milanit në stadiumin "Fadil Vokrri".
10/08/2019 20:42-Tri legjenda në një foto

10/08/2019 20:20-Lojtarët e Milanit kanë dalë për t'u nxehur
10/08/2019 20:02-Tifozët janë duke hyrë në "Fadil Vokrri"
10/08/2019 19:40-Formacionet zyrtare
Formacioni startues i Feronikelit: Smakiqi; Hioxha, Lladrovci, Prekazi, Islami; Dabiqaj, Faziliu; Hoti, Krkotic, Jean Carioca; Rexha.
Banka rezervë e Feronikelit: Troshupa, Thaqi, Doshlaicu, Morina, Zella, Shala, Halaj, Bojku.
Formacioni startues i Milanit: G. Donnarumma; Calabria, Gabbia, Romagnoli, Rodriguez; Krunic, Biglia, Calhanoglu; Suso; Castillejo, Andre Silva.
Banka rezervë e Milanit: A. Donnarumma, Soncin, Conti, Musacchio, Laxalt, Strinic, Bonaventura, Borini, Brescianini, Paqueta, Maldini, Piatek, Leao.
10/08/2019 19:19-Milani luan me fanellat e treta
Milani ndaj Feronikelit do të luajë me fanellat e zeza
10/08/2019 18:21-Rivaliteti mes tifozëve të Interit dhe Milanit nuk ka kufi
10/08/2019 18:11-Tifozët e Milanit vazhdojnë pritjen që t'i shohin lojtarët e tyre të preferuar
10/08/2019 17:54-Kapiteni i Milanit, Alessio Romagnoli, flet për ndeshjen ndaj Feronikelit
10/08/2019 17:16-Nuk mungojnë edhe koret kundër rivalëve
Teksa Baresi dhe Massaro po pozonin me kupën para tifozëve shqiptarë të Milanit, këta të fundit filluan me korin e famshëm kundër Interit: "Kush nuk kërcen është zikaltër"
10/08/2019 16:55-Kumtesa e Feronikelit për ndeshjen ndaj Milanit
Feronikeli sonte pret në “Fadil Vokrri” të Prishtinës, skuadrën nga Serie A, AC Milan. Ndeshja e shumëpritur miqësore, do të fillojë në ora 20:45.
Skuadra e Milanit tashmë ka arritur në Kosovë dhe po bën përgatitjet e fundit për këtë miqësore të madhe. është hera e parë që një ekip i këtij kalibri, zhvillon miqësore në Prishtinë.
Përveç klubit tonë, kjo ndeshje do të jetë e rëndësishme edhe për tifozët e Milanit që gjenden në numër të madh në Kosovë.
10/08/2019 16:38-Maldinit i dhurohet fanella e Kosovës
Legjenda e Milanit, Paolo Maldini, e ka pranuar fanellën e Kosovës me numrin 3 (numër të cilin e ka bartur gjatë karrierës së tij si futbollist).
10/08/2019 16:30-Mediat italiane shkruajnë për mikpritjen madhështore që iu bë Milanit në Kosovë
“Milan, çfarë mikpritjeje në Prishtë: Tifozët në dëlir”, është titulli i të përditshmes italiane, La Gazzetta dello Sport.
“Milan, test në Kosovë: Në pritje të debutimit të Leaos”, ka shkruar gazeta tjetër italiane, Sportmediaset.
“Massaro në konferencë: Presim që Boban dhe Maldini të na bëjnë një dhuratë në fund të tregut të transferimeve. Baresi: Ekipi po rritet ndeshje pas ndeshje”, ishte titulli i mediumit tjetër italian, MilanNews.it.
LEXOJENI LAJMIN E PLOTË >>>
10/08/2019 15:52-Formacioni i mundshëm i Milanit
Milani pritet të luajë me lojtarët më të mirë, besohet se do të debutojë Leao.
,,,,,
10/08/2019 15:19-Deklaratat e legjendave të Milanit para tifozëve shqiptarë në kryeqytetin e Kosovës
10/08/2019 15:14-Djali i legjendës Fadil Vokrri, Gramozi, me legjendën e Milanit, Paolo Maldini
10/08/2019 15:13-Legjendat e Milanit në Prishtinë, me trofeun e Ligës së Kampionëve
10/08/2019 15:01-Parakalimi i Milanit në qendër të Prishtinës
10/08/2019 14:34-Baresi dhe Massaro të lumtur për pritjen e tifozëve shqiptarë në Kosovë: Duam ta njohim nivelin e futbollit kosovar
Legjenda e Milanit, Franco Baresi, ka thënë se janë shumë të lumtur që do ta zhvillojnë përballjen miqësore ndaj Feronikelit.
Ikona e Rossonerëve ka thënë se pritja nga tifozët shqiptarë ishte e jashtëzakonshme, por edhe që janë në dijeni për historinë e Kosovës dhe cilësinë e futbollit tonë.
10/08/2019 14:15-Konferenca për shtyp para ndeshjes
10/08/2019 14:01-AC Milan: Çfarë mikpritje në Kosovë
Klubi i Milanit është mahnitur me mikpritjen që iu është bërë në Kosovë dhe këtë e ka shprehur përmes një postimi në rrjetet sociale.
"Mirë se erdhët në Kosovë Rossonerë. Çfarë mikpritje", është përshkrimi i fotografive të publikuara në Twitter.
10/08/2019 13:57-Legjenda e Milanit, Daniele Massaro, përshëndet tifozët e Milanit në Kosovë
Derisa skuadra italiane është akomoduar në një hotel në Prishtinë, ikona e klubit, Daniele Massaro ka përshëndetur tifozët shqiptarë që kishin dalë në pritje.
Legjenda e Rossonerëve ka postuar një fotografi në llogarinë e tij në Instagram, për të treguar pritjen që u është bërë nga tifozët shqiptarë.
10/08/2019 13:24-Mediat italiane zbulojnë shumën që ka fituar Milani nga miqësorja me Feronikelin
Mediat italiane kanë raportuar edhe për pagesën që ka marrë klubi italian për këtë miqësore.
La Gazzetta dello Sport ka raportuar se Milani nga kjo miqësore ka mbushur arkat e klubit me 250 mijë euro.
10/08/2019 13:19-Atmosfera e tifogrupit të Milanit në Prishtinë
10/08/2019 13:06-Disa nga trofetë e mëdha të Milanit përgjatë historisë
Serie A: 1901, 1906, 1907, 1950–51, 1954–55, 1956–57, 1958–59, 1961–62, 1967–68, 1978–79, 1987–88, 1991–92, 1992–93, 1993–94, 1995–96, 1998–99, 2003–04, 2010–11.
Kupa e Italisë: 1966–67, 1971–72, 1972–73, 1976–77, 2002–03.
Superkupa e Italisë: 1988, 1992, 1993, 1994, 2004, 2011, 2016.
Liga e Kampionëve: 1962–63, 1968–69, 1988–89, 1989–90, 1993–94, 2002–03, 2006–07.
Kupa UEFA: 1989, 1990, 1994, 2003, 2007.
Kupa Interkontinentale (Kupa e Botës për Klube): 1969, 1989, 1990, 2007.

10/08/2019 12:57-Formacioni i mundshëm i Feronikelit kundër Milanit
Formacioni i mundshëm i Feronikelit: Smakiqi, Islami, Lladrovci, Prekazi, Hoxha, Dabiqaj, Bojku, Fazliu, Hoti, Crioca, Rexha.
10/08/2019 12:52-Tifozët e Milanit duke e pritur skuadrën
10/08/2019 12:51-Emrat e lojtarëve të Milanit që ndodhen në Prishtinë

10/08/2019 12:46-Skuadra e Milanit arrin në Kosovë, para përballjes me Feronikelin
Skuadra e Milanit ka arritur në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, para përballjes miqësore me Feronikelin.
Përballja në mes të kampionit të Superligës së Kosovës dhe gjigantit italian do të zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ nga ora 20:45.
Të gjitha përgatitjet janë bërë gati që përballja miqësore të zhvillohet sot (10 gusht) në kryeqytetin e Kosovës, derisa për tifozët shqiptarë të Rossonerëve, do të jetë një rast speciale që ta shohin ekipin e zemrës nga afër.
10/08/2019 12:43-Genc Nuza gjykon miqësoren, Feronikeli – AC Milan
Genc Nuzës i është besuar drejtimi i miqësores së madhe ndërmjet Feronikelit dhe Milanit.
Gjyqtari i Kosovës me stemën e FIFA-s do ta gjykojë ndeshjen e shumëpritur të 10 gushtit në “Fadil Vokrri”, derisa do jetë i shoqëruar nga asistentët e tjerë që gjithashtu e kanë stemën e FIFA-s, Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj, ndërkohë gjyqtarë i katërt do të jetë Besfort Kasumi.
10/08/2019 12:38-Pritjes i erdhi fundi, kampioni në fuqi i Kosovës, Feronikeli pret Milanin në një ndeshje miqësore
Ishte paralajmëruar muaj më parë se do të vinte Milani në Kosovë dhe pritjes tani i ka ardhur fundi.
Më 10 gusht (e shtunën) gjiganti italian, Milan, zbarkon në Prishtinë për të zhvilluar një ndeshje miqësore.
Kjo është hera e parë që klubi legjendar italian vjen në Kosovë për ta zhvilluar një ndeshje miqësore.





































































