Disa lojtarë janë larguar nga Real Madrid ndërsa disa të tjerë i janë bashkuar skuadrës.

Por, me ndryshimet në skuadër, kanë ndryshuar edhe lista e lojtarëve që paguhen më së shumti te Los Blancos.


Natyrisht se kjo listë ndryshon shkaku i transferimit të Jude Bellingham, që iu bashkua Real Madridit nga Dortmundi në vlerën e 103 milionë eurove.

Këtu mund të shikoni listën me top 10 lojtarët më të paguar te klubi spanjoll sipas Cadena Cope:

1. Toni Kroos - 11.7 milionë euro, 2. David Alaba - 10.8 milionë, 3. Jude Bellingham - 10.5 milionë, 3. Luka Modric – 10.5 milionë,

5. Vinicius Junior - 10 milionë, 6. Thibaut Courtois - 7.2 milionë, 7. Antonio Rudiger - 7 milionë, 8. Aurelien Tchouameni - 6 milionë,

9. Ferland Mendy - 5 milionë, 9. Dani Carvajal - 5 milionë euro.

Lista nuk pritet të ndryshojë shumë; megjithatë, Vinicius Jr mund të marrë vendin e parë pas nënshkrimit të një marrëveshjeje të re, ndërsa Ferland Mendy mund të largohet nga skuadra. /Telegrafi/

telegrafi sport app