Lista me fituesit në 'Brit Awards 2025': Charli XCX kryesoi me katër çmime

Charli XCX, Sam Fender, JADE dhe Ezra Collective ishin disa nga fituesit më të mëdhenj të çmimeve Brit 2024, me Charli XCX që mori çmimin kryesor për Albumin e Vitit.
Ceremonia u mbajt në 'O2 Arena' në Londër, ku komediani Jack Whitehall ishte moderator për herë të pestë, shkruan The Independent.
Artistja e pop-it, Charli XCX, dominosi këtë vit ceremoninë me katër fitore nga pesë çmime, duke përfshirë si 'Albumin e vitit' dhe 'Artistin e vitit' për albumin e saj të lavdëruar nga kritika dhe që ka ndikuar në trendet, "Brat".
Konkurrenca ishte shumë e fortë në kategorinë Artistja Ndërkombëtare e Vitit, falë viteve të suksesshme të yjeve të pop-it Sabrina Carpenter, Chappell Roan, Billie Eilish, Beyoncé dhe Taylor Swift, si dhe reperëve Kendrick Lamar dhe Tyler, the Creator.

Çmimi përfundimisht shkoi për Chappell Roan, e cila fitoi gjithashtu Çmimin Ndërkombëtar për këngën e saj hit "Good Luck, Babe!"
Grupi i pop-it The Last Dinner Party fitoi çmimin për 'Artistin e ri më të mirë', ndërsa grupi i xhazit, fitues i Çmimit Mercury, Ezra Collective fitoi Çmimin Brit për 'Grupin më të mirë britanik'.
Gjithashtu, u bë një homazh special për yllin e One Direction dhe këngëtarin solo Liam Payne, pas vdekjes së tij tragjike në moshën 31-vjeçare në tetor të vitit të kaluar.
Kjo është lista me fituesit në 'Brit Awards 2025':
Kënga e vitit
"I Like the Way You Kiss Me" – Artemas
"Now and Then" – The Beatles
"Kisses" – BL3SS dhe CamrinWatsin
"Band4Band" – Central Cee dhe Lil Baby
"Guess" – Charli XCX ft Billie Eilish - FITUES
"Backbone" – Chase and Status dhe Stormzy
"Feelslikeimfallinginlove" – Coldplay
"Training Season" – Dua Lipa
"Alibi" – Ella Henderson
"Angel of My Dreams" – JADE
"Kehlani" – Jordan Adjetuni
"Thick of It" – KSI
"Stargazing" – Myles Smiths
"You’re Christmas to Me" – Sam Ryder
"Somedays" – DOD, Jazzy, dhe Sonny Fodera
Artisti i ri më i mirë i vitit The Last Dinner Party - FITUES
Myles Smith
Rachel Chinouriri
Artisti i vitit
Beabadoobee
Central Cee
Charli XCX - FITUES
Dua Lipa
Fred Again
Jamie xx
Michael Kiwanuka
Nia Archives
Rachel Chinouriri
Sam Fender
Grupi më i mirë Ezra Collective - FITUES
Bring Me the Horizon
Coldplay
The Cure
The Last Dinner Party
Grupi më i mirë dërkombëtar
Amyl and the Sniffers
Confidence Man
Fontaines DC - FITUES
Future dhe Metro Boomin
Linkin Park
Këngëtari më i mirë Dance Charli XCX - FITUES
Becky Hill
Charli XCX
Chase and Status
Fred Again
Nia Archives
Këngëtari më i mirë Pop
Charli XCX
Dua Lipa
JADE - FITUES
Lola Young
Myles Smith
Këngëtari më i mirë Hip-Hop/Grime/Rap
Central Cee
Dave
Ghetts
Little Simz
Stormzy - FITUES
Këngëtari më i mirë R&B RAYE - FITUES
Cleo Soul
FLO
Jorja Smith
Michael Kiwanuka
Këngëtari më i mirë Alternative/Rock
Beabadoobee
The Cure
Ezra Collective
The Last Dinner Party
Sam Fender - FITUES
Artisti ndërkombëtar i vitit
Adrianne Lenker
Asake
Benson Boone
Beyoncé
Billie Eilish
Chappell Roan - FITUES
Kendrick Lamar
Sabrina Carpenter
Taylor Swift
Tyler, the Creator
Kënga më e mirë ndërkombëtare
“Beautiful Things” – Benson Boone
“Texas Hold ‘Em” – Beyoncé
“Birds of a Feather” – Billie Eilish
“Good Luck, Babe!” – Chappell Roan - FITUES
“End of Beginning” - Djo
“Houdini” – Eminem
“Too Sweet” – Hozier
“Loving on Me” – Jack Harlow
“Stick Season” – Noah Kahan
“I Had Some Help” – Post Malone ft Morgan Wallen
“Espresso” – Sabrina Carpenter
“A Bar Song (Tipsy)” – Shaboozey
“Fortnight” – Taylor Swift ft Post Malone
“Lose Control” – Teddy Swims
“Million Dollar Baby” – Tommy Richman
Albumi i vitit Brat – Charli XCX - FITUES
Songs of a Lost World – The Cure
Radical Optimism – Dua Lipa
Dance, No One’s Watching – Ezra Collective
Prelude to Ecstasy – The Last Dinner Party. /Telegrafi/






























































