LAJMI I FUNDIT:

Lista e plotë e vendeve që kanë votuar për pranimin e Kosovës në Interpol

Lista e plotë e vendeve që kanë votuar për pranimin e Kosovës në Interpol

Dy ditë më parë Kosova dështoi të anëtarësohet në organizatën e policisë ndërkombëtare e njohur si Interpol, ku pas dy raundeve nuk arriti të grumbulloj votat e mjaftueshme që edhe Kosova të jetë pjesë e kësaj organizate.

Në raundin e parë për pranimin e Kosovës kanë votuar pro 76 vende, 56 ishin kundër dhe 22 tjera kanë abstenuar, ndërkaq në total kanë votuar 154 vende. Në raundin e dytë kanë votuar 135 vende, 68 ishin pro, 51 kundër dhe 16 kanë abstenuar, transmeton Telegrafi.

Më poshtë ju sjellim listën e plotë të vendeve të kanë votuar pro anëtarësimit të Kosovës në Interpol: Shqipëria, Afganistani, Gjermania, Andorra, Arabia Saudite, Austria, Bahami, Bangladeshi, Belgjika, Belizeja, Kanadaja, Kolumbia, Kostarika, Bregu i Fildisht, Kroacia, Kurasao, Danimarka, El Salvadori, Estonia, Esvatini, SHBA-të, Maqedonia, Fixhi, Franca, Finlanda, Gana, Guajana, Hondurasi, Irlanda, Islanda, Italia, Jordani, Kazakistani, Kuvajti, Letonia, Libia, Lihtenshtajni, Lituania, Luksemburgu, Malavi, Maldivet, Malta, Mauritania, Monako, Mali i Zi, Nigeri, Nigeria, Norvegjia, Zelanda e Re, Pakistani, Paraguai, Holanda, Polonia, Portugalia, Katari, Çekia, Britania e Madhe, Ruanda, Shën Kits dhe Nevisi, San Marino, Samoa, Senegali, Sierra Leone, Singapori, Sllovenia, Suedia, Zvicra, Tanzania, Tajlanda, Timori Lindor, Turqia, Jemeni, Shën Martini dhe Australia. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Lajme
Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Drejtësi
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Lajme
Kalo në kategori