Lirohuni nga fryrja dhe teprica e ujit: Ktheni stomakun tuaj në gjendje normale

Shumica janë ballafaquar me ndjenjën e pakëndshme të shtypjes në stomak. Ekzistojnë shumë shkaqe të fryrjes së stomakut edhe te njerëzit e shëndetshëm.
Këto shkaqe kryesisht janë të lidhura me ushqimin dhe me punën e lukthit. Ndodh që ndonjëherë edhe pas konsumimit të sasisë së vogël të ushqimit të vërejmë që stomaku për një kohë shumë të shkurtër të na bëhet dukshëm më i madh, transmeton Telegrafi.
Ajri në stomak – është rezultat i punës së mikroorganizmave të florës së zorrës, i baktereve, të cilat ndihmojnë në tretjen e ushqimit. Kur është e vështirësuar tretja e ushqimit, prodhohen më shumë gazra.
Po ju propozojmë disa mënyra që sa më lehtë të liroheni nga ndjenja e fryrjes së stomakut. Masazhi i butë i abdomenit do t’ju ndihmojë që të lironi stomakun dhe të përmirësoni tretjen.
Mënyra nr. 1.
Masazhi i pikës mbi kërthizë i kontribuon zvogëlimit të shfaqjes së gazrave dhe shkarkon lukthin.
Vini horizontalisht mbi kërthizë 4 gishta. Mbi pjesën e sipërme të gishtave gjendet pika e nevojshme për masazh. Bëni masazh 2 – 3 minuta në drejtimin e akrepave të orës dhe njësoj po ashtu në drejtim të kundërt. Nëse i keni bërë në mënyrë të rregullt, në gojë do t’ju shfaqet shija e thartë dhe do të shtohet tajitja e pështymës.
Mënyra nr. 2.
Ky masazh do t’ju ndihmojë që të eliminoni ujin, dhe do të eliminoni dhembjen e lukthit. Kjo pikë gjendet në lartësinë e gishtit tregues mbi kërthizë. Shtypni dhe bëni masazh 2 – 3 minuta në drejtim të akrepave të orës, dhe po aq në drejtimin e kundërt.
Mënyra nr. 3.
Ky masazh do të shtojë aktivitetin e zorrëve dhe do të eliminojë ndjenjën e rëndesës në stomak.
Vendosni horizontalisht 4 gishta nën kërthizë. Nën gishtin e vogël gjendet pika e nevojshme. Asaj pike, gjithashtu, është e domosdoshme t’i bëni masazh 2 – 3 minuta në drejtim të akrepave të orës, dhe po ashtu njësoj në drejtimin e kundërt.
Nëse çdo gjë e bëni ashtu siç duhet, ndjenja e fryrjes së stomakut shpejt do të eliminohet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës