Liria nuk ka arritur të triumfoj për të katërtën herë radhazi në Ipko Superligën e Kosovës në futboll.

Prizrenasit nuk kanë mundur të triumfojnë para shikuesve të vetë në stadiumin Përparim Thaçi duke barazuar pa gola me Ferizajn, e cila nuk di për fitore në tre xhirot e fundit, por ka një ndeshje të pazhvilluar kundër KEK-ut.


Vendasit kishin më shumë raste për shënim, por që nuk arritën të tundin rrjetin e kundërshtarëve gjersa mysafirët rrezikonin me kundërsulme.

Një ndër rastet më të mira në pjesën e parë e kishte Qëndrim Gashi, i cili nuk arriti të mposhte në 16 minutë portierin, Armend Blakçorin.

44205226 2373377312679565 6760765083569094656 n (Foto arkiv)

Në fakt, Genc Hamiti testoi portierin vendas, Flamur Gashin në të pestën minutë, por që ishte i pasuksesshëm.

Në pjesën e dytë sërish Hamiti pati një rast të mirë në të 59 minutë, por që nuk arriti të kaloj mysafirët në epërsi.

Njëzet minuta para përfundimit të takimit, Muhamet Berisha i prizrenasve u përpoq të mposht portierin mysafirë, por nuk u tregua i suksesshëm.

Në minutën e fundit të takimit, Liria arriti të tund rrjetën e mysafirëve përmes Liridon Fetahajt, i cili sipas asistentit të gjyqtarit kryesor ishte në pozitë jashtë loje dhe e anuloi golin.

Deri në fund të ndeshjes më nuk pati raste, dhe kështu takimi përfundoi me rezultatin më të padëshiruar për tifozët, 0-0.

Arpagjikt' pas kësaj ndeshje zë pozitën e 11 me dhjetë pikë gjersa një vend më lartë me një pikë më shumë se Liria gjendet Ferizaj.
Prizrenasit në takimin e radhës do të jetë mysafirë të Dritës gjersa ferizajasit do të ballafaqohen si vendas me Llapin. /Telegrafi/

telegrafi sport app