Lipjani kundërshton propozimin e nivelit qendror për vendosjen e deponisë regjionale në zonën e Qylagës
Pozita e opozita në qytetin e Lipjanit janë bërë bashkë në qëndrimet e tyre lidhur me propozimin e nivelit qendror për vendosjen e një deponie regjionale në zonën e fshatit Qylagë. Me propozimin e nivelit qendror parashihej që regjioni i Prishtinës t’i sjell mbeturinat në këtë zonë ani pse një gjë e tillë nuk është e paraparë me Planin Zhvillimor Komunal.
Arsim Jashari, shef i grupit të kuvendarëve nga radhët e PDK-së, ka thënë për Telegrafin se propozimin qeveritar për të vendosur deponinë e mbeturinave për regjionin e Prishtinës me lokacion në fshatin Qylagë e kanë pranuar në Kuvendin Komunal nga ekzekutivi. Sipas tij, ky propozim është i dëmshëm dhe i papranueshme, me arsyetim se një ide e tillë po kundërshtohej edhe nga banorët.
‘’Është e papranueshme për banorët dhe për të gjithë sepse pasojat janë afatgjate në aspektin shëndetësor, social dhe ekonomik. Kjo përpjekje për të vendos deponinë e mbeturinave është në kundërshtim të plotë me Hartën Zonale për Komunën e Lipjanit të aprovuare në vitin 2021 në Kuvendin e Komunës së Lipjanit, është gjithashtu në kundërshtim të plotë me planin Hapësinor të Republikës së Kosovës pasi nuk është parapare me asnjë dokument zyrtar planifikimi i deponuese rajonale në Komunën e Lipjanit’’, ka thënë Jashari.
Sipas Jasharit, kundërshtimi i grupit të asamblistëve të PDK-së, dega në Lipjan është bazuar në këto argumente dhe kritere ligjore si: Deponitë nuk duhet të ndërtohen në zona ku rrezikohen llojet e veçanta të florës dhe faunës, pastaj deponitë e mbeturinave, veçanërisht ato sanitare, prodhojnë gazra të dëmshëm për mjedisin si metan dhe gazra të tjera, duke ndikuar në cilësinë e ajrit dhe rrezikuar shëndetin e banorëve. Po ashtu, deponitë nuk duhet të grumbuyllohen në zona të ujësjellësit dhe aty ku ka ujëra nëntokësore.
‘’Në zonën ku planifikohet të vendoset deponia e mbeturinave, duhet të jetë larg shtëpive të banimit për të paktën 1000 metra dhe larg shtratit të lumit për të paktën 500 metra, pastaj afërsia me parkun industrial në Qylagë, thjeshtë do ta pengoi punën e tyre dhe në këtë mënyrë do të largohen edhe bizneset nga zona industriale. Në përgjithësi, ardhja e një deponie të tillë do të ndikojë negativisht në jetën normale të banorëve të fshatrave Qylagë, Magurë, Dobrajë e Madhe, Ribëre i Madh, Blinajë, Poturovc e të tjera’’, ka sqaruar Jashari.
Egzona Bytyqi, banore nga fshati Qylagë, njëherësh kuvendare nga radhët e PDK-së në Kuvendin Komunal në Lipjan, ka thënë se të gjithë banorët po e kundërshtojnë propozimin e nivelit qendror për vendosjen e deponisë së mbeturinave në këtë lokalitet.
‘’Unë vij prej atij lokaliteti dhe e shpreh shqetësimin tim personal dhe te banorëve të asaj pjese, dhe aty po bëhet fjalë për një deponi regjionale. Assesi nuk duhet të lejohet të behën ajo deponi pasi që afër është parku nacional, pastaj afër është rezervari i ujit të pijes që furnizon disa lokalitete dhe me këtë na cenohet shëndeti. Pra për këtë çështje duhet te jemi të gjithë se bashku për ta kundërshtuar dhe mos të behet politike’’, ka thënë Bytyqi.
Në anën tjetër kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti në mbledhjet e fundit ka debatuar rreth kësaj çështje dhe ka kundërshtuar propozimin e nivelit qendror për vendosjen e kësaj deponie të mbeturinave në zonën e Qylagës.
‘’Unë në takimin e fundit që e kam mbajtur në Ministri ju kam treguar se kjo në mandatin tim nuk ka për të ndodhur kurrë. Si ka mundësi me planifikua diçka ministria në komunën tonë kur nuk e ka në plan zhvillimor. Tjetra si ka mundësi me u be kjo kur në të njëjtin vend investon ministria dhe komuna në zonën ekonomike , pra në te njëjtin vend propozojnë ta dërgojnë deponinë e mbeturinave regjionale. Dhunshëm po synohet me pru ketë deponi dhe i thërras qytetarët e asaj pjese mos me lejuar këtë deponi’’, ka sqaruar Ahmeti./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëA e dini se për çfarë shërben butoni mbi shpatull tek palltot
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Çfarë ndodhi me Sotir Ninin, lojtarin që refuzoi Shqipërinë për Greqinë - ai që detyroi Man Utd të ndërtojë 'dosjen e spiunazhit'
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët