Vërtet është rifreskim i klasikes. Po vjen versioni i 5-të i Renault Clio, që do të hapë një epokë të re për atë që është modeli më i shitur nga prodhuesi francez i veturave, Renault.

Kohëve të fundit është tërhequr vëmendja e adhuruesve të veturave me postime enigmatike nga Auto Mita në faqen zyrtare, të veturës së re franceze e cila po vjen. E pikërisht, prapa serisë kreative interesante të postimeve është vetura më e re e Renault, ikona Clio 5.


Ikona Clio 5 nuk është vetëm e tillë për Renault, por për gjithë auto industrinë ku në vazhdimësi ka caktuar standard të ri në këtë segment – veturë e bukur, praktike dhe ekonomike.

Gjenerata e parë e Clio erdhi në vitin 1990 dhe janë shitur hiç më pak se 15 mijë vetura.

Versioni i fundit Clio 4 është shitur 2.6 miilonë njësi nga viti 2013, me 451 mijë që u shitën në vitni 2018 e që e bën lider të pakontestueshëm në këtë kategori. Clio 4 mbetet mbret i rrugëve tona, e së fundmi Auto Mita dorëzoi edhe Clio 4 të fundit duke shënuar një numër të jashtëzakonshëm të shiteve prej 1021 vetuera të shitura që prej lansimit.

clio 10

Por, tash është radha për ikonën e re, epitomën e lifestyle-it, Clio 5.

Auto Mita të shtunën do të prezantojë veturën më të re nga prodhuesi francez Renault dhe distributori i autorizuar i top brendit francez do ta bëjë këtë me një ngjarje solemne për ikonën e vet, Clio 5.

clio 6

Dizajni

Me linja sensuale dhe profil dinamik e anësore të skulpturuara për mrekulli, Clio 5 vjen ndryshe në dizajn dhe me dritat C-Shape.

Clio 5 do t’iu bëjë për veti në momentin që ju e shikoni, me stilin modern dhe dinamik, i cili arrihet nga ngjyra portokall – Valencia. Me opsionet e veta të kostumizuara, vetura ikonike e vogël tashmë i përmbush të gjitha shijet.

clio 7

Nga brendësia, secili detaj ka vlerë. Clio i ri 2019 ka kaluar nëpër një revolucion dhe zotëron materiale të cilësisë së lartë. Me bordin e mençur të fokusuar kah ngasësisë dhe ulëset perfekte, kënaqësia në vozitje do të inspirojë shijet tuaja. Dhe për të caktuar ngjyrën e duhur të ambientit të brendshëm, keni një varg të munëdsive të përzgjedhjes që ju përshtaten juve dhe ambientt.

Enterieri është saktësisht ai që ju dëshironi të jetë.

clio 3

Multimedia

Do të dashurohen në vozitje.

Një prej ekraneve touch më të mëdha në klasin e vet lidhur me sistem të navigimit përfshin edhe kërkim në Google Places dhe më shumë. Me Renault EASY CONNECT, Clio krejtësisht i ri ofron një eksperiencë ekstremisht të lidhur në formë të tejet të drejtpërdrejt.

clio 8

Si në qytet ashtu edhe në rrugët e hapura, vetura e vogël ikonike ju mban të sgiurtë me frenimin automatik emergjent dhe sistemin e detektimit pedestrian. Clio i ri e ka veçori teknologjinë e fundit Renault EASY DRIVE që t’ua bëjë vozitjen dhe parkimin më të lehtë, ashtu sikurse një kamerë 3560 shkallë dhe sistemin Easy Park Assist.

clio 4

Motorët

Clio krejtësisht i ri ka motorë që u përshtaetn nevojave tuaja.

• Ekonomik për t’u blerë (SCe 65/ SCe 75
• Niveli më i lartë i shumëanshmërisë (TCE 100)
• Kënaqësi maksimale në vozitje (Tce 130)
• Gjenerata e fundit e motorëve diesel për ekonomi më të madhe të konsumimit (Blue dCi 85/ Blue dCi115)
• Dhe brenda pak kohësh edhe një motor hybrid (E-TECH)

clio 2

clio 1

Epilogu

Sipas Top Gear, Clio 5 është veturë shumë e pjekur në sensin që është vetura më e mirë për nevojat e përditshme e të përgjithshme, për të përmbushur nevojat e një familje.

Gjëja më e mirë e Clio 5 është enterieri i ri dhe definitivisht Renault e ka çuar lojën në një nivel tjetër – është një veturë që i shërben më së miri atij që qëndron prapa timonit dhe kërkon komoditet maksimal dhe ngasje ekonomike.

Clio 5 mund të gjendet nga kjo e shtunë në shoë roomin e distributorit të autorizuar të Renault, Auto Mita, pas prezantimit zyrtar që do të ndodhë këtë të shtunë. /Telegrafi/

artikull i sponsorizuar