LAJMI I FUNDIT:

“Linja e Jetës”, vendi ku mund të diskutoni problemet që (ndoshta) iu çojnë drejt vetëvrasjes

“Linja e Jetës”, vendi ku mund të diskutoni problemet që (ndoshta) iu çojnë drejt vetëvrasjes

Dukuria e vetëvrasjes kohëve të fundit është përhapur edhe në Kosovë. Persona nga vende të ndryshme të shtyrë nga probleme të shumta bëjnë vetëvrasje.

Lidhur me këtë tani në vend është themeluar një projekt i quajtur “Linja e Jetës”, ku për qëllim ka që t’iu ndihmojë atyre personave të cilët kanë në mendje ta lëndojnë veten apo edhe të bëjnë vetëvrasje.

Themeluesi i këtij projekti, Bind Skeja, në një intervistë për Telegrafin, ka treguar se nga erdhi ideja e themelimit të kësaj linje dhe se si funksionon.


“Ideja ka ardhur nga vendet evropiane ku ka linja të tilla. Kam qenë duke e kryer fakultetin në Angli dhe isha i interesuar të marr informata për vetëvrasjet në Kosovë në atë kohë. Vendi më i mirë për t’i gjetur ato informata është në linjën telefonike për parandalim të vetëvrasjeve, por kur e kam kuptuar që nuk ekziston, kam pasur një lloj inati se përse nuk kemi. Kështu kam vendosur ta krijojë një linjë. Linja e Jetës është linjë telefonike për parandalim të vetëvrasjes. Personat munden me thirr në numrin 0800 12345 është pa pagesë. Numrin është duke e na mundësuar ‘Kujtesa’ dhe munden me thirr personat që kanë operatorin Vala dhe Z-mobile. Ne funksionojmë nga ora 21:00 në mbrëmje deri në orën 01:00 të mëngjesit çdo ditë. Në atë kohë personat munden me thirr dhe me e shpreh mllefin që e kanë. Të diskutojnë për problemet e tyre që po i ndjejnë në jetë, ato emocione negative që nuk munden me ia shpreh askujt, dhe këtë mund ta bëjnë në mënyrë anonime. Ne nuk i pyesim se kush janë, apo nga janë. Mundemi me i pyet për rrethanat ku gjinden për t’u siguruar që janë të sigurt, por, jo vendin saktësisht. Nuk duam me nxjerr informata për ata, duam të sigurohemi që janë të sigurt të na thirrin neve”, ka thënë ai.

Bind Skeja, themelues i projektit “Linja e Jetës”, në intervistë për Telegrafi.com

Ai ka thënë se kanë pasur thirrje të shumta që nga koha kur është hapur, ndonëse sipas tij nuk e kishin planifikuar një gjë të tillë.

“Të dielën kemi pasur shumë thirrje. Ka pasur më shumë se sa që e kemi menduar. Unë kam qenë duke i mbikëqyr vullnetarët dhe kam qenë i përgatitur që ka me na shkuar hapja duke mos marr asnjë thirrje. Por, hapësira më e madhe nga thirrja në thirrje ka qenë 10 minuta. Tërë kohën vinin thirrje, dikush që kishte probleme që dëshironte t’i diskutonte, e dikush vetëm ta kontrollonte se a po funksionon numri si diçka e re për ta. Por, ka pasur shumë njerëz të interesuar dhe po vazhdon ende ndonjë ditë më pak, ndonjë ditë më shumë”, ka deklaruar ai duke mos përmendur në asnjë moment problemet të cilat i kanë shfaqur personat që kanë thirrur në këtë linjë.

Ai ka thënë se ato janë informata “të humbura” për ta.

Kjo linjë telefonike mbështetet tek vullnetarët, dhe se sipas tij ata nuk janë të profilizuar pasi që janë trajnuar nga linja holandeze e cila është për parandalim të vetëvrasjeve.

“Disa prej vullnetarëve janë studentë të psikologjisë, disa janë inxhinierë e juristë. Nuk është që kanë një përvojë – nuk kanë nevojë ta kenë. Janë 11 vullnetarë dhe secili nga ta është trajnuar nga linja holandeze për parandalim të vetëvrasjes. Ata kanë ardhur në Kosovë dhe i kanë mbajtur trajnimet me ta si dhe i kanë aftësuar për linjën. Pra nuk kanë pasur nevojë të kenë përvojë psikologjike, pasi që janë aftësuar specifikisht për linjën. Ndërsa për ndihmë më afatgjatë personat që thërrasin mund të drejtohen tek një psikolog apo psikiatër që në ua ofrojmë. Vullnetarët punojnë pa pagesë dhe disa prej tyre i kam njohur më herët, ndërsa me disa jam njoftuar kur e kemi bërë thirrjen për vullnetarë. Pra nuk jemi një grup i njerëzve që njihemi”, ka treguar ai.

Por, se sa u ndihmon kjo linjë njerëzve të cilët kanë probleme dhe mendojnë të vetëvriten apo ta lëndojnë veten, ai thotë se ka pasur raste që kanë përfunduar mirë.

“Ne nuk ofrojmë këshilla. Ne jemi duke i ndihmuar personit ta procesojë atë që po i ndodhë në jetë, dhe t’i ndihmojmë ta tejkalojë momentin e krizës, adrenalinën. Besoj që jemi duke iu ndihmuar shumë njerëzve, sepse për shkak të stigmës që ekziston në Kosovë, shumë prej tyre nuk kanë vende që mund të diskutojnë për këto probleme, dhe mandej ato mblidhen derisa përfundojnë në vetëvrasje. Kështu, ne me këtë linjë po ua mundësojmë në mënyrë anonime që ato që i kanë brenda me t’i diskutojnë”, ka deklaruar ai.

Projekti “Linja e Jetës”, tani për tani është duke funksionuar në bazë të donatorëve.

Për këtë arsye, Bindi thotë se kanë kërkuar ndihmë financiare nga institucionet e Kosovës por që nuk kanë gjetur mirëkuptim.

“Kemi kërkuar përkrahje institucionale nga Ministria e Shëndetësisë tani kur ka qenë Uran Ismaili ministër, kemi mbajtur takime, por mbas një kohë nuk ka pasur ndonjë gjë. Ndoshta nuk iu është dukur projekt i duhur. Por, shpresoj që tani do të ndërrojë, sidomos me qeverinë e re. Besoj që do ta shohin në mënyrë pozitive sepse nëse nuk marrim përkrahje institucionale, nuk mendoj se mund të zgjasë si projekt. Kjo pasi që ne jemi duke punuar në baza vullnetare, dhe mund ta shtyjmë edhe tri vjet, mirëpo pa përkrahje dikur të harxhohen vullnetarët, lodhen menaxherët. Pra, edhe vetë zyrën që e kemi është me donacion, dhe donatori mund të thotë se nuk mundet më me na mbajt. Me këto donacione që po mbahemi nëse njëra prej tyre, atëherë edhe linja bie. Jemi domosdoshmërisht të varur nga përkrahja e donatorëve të personave privatë, por gjithsesi e institucioneve publike”, ka thënë ai duke dhënë një mesazh për të gjithë ata që kanë probleme.

“Nëse keni mendime për vetëvrasje apo ndiheni në depresion, nuk iu kushton asgjë që të na thërrisni. Nuk ka ndonjë pasojë, le ta provojnë të na thërrasin. Ne e kemi çdo gjë anonime. Gjëja më e keqe është kur ne nuk mund ta ndihmojmë një person, ndërsa gjëja më e mirë është kur ne mund të diskutojmë dhe të shohim për ndihmë afatgjatë”, ka thënë në fund ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush është Stane Gashi,

Kush është Stane Gashi, "nëna e UÇK-së"

Lajme
Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump

Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump

Lajme
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Lajme
Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'

Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'

Drejtësi
Fundjavë me temperatura dimërore në Kosovë

Fundjavë me temperatura dimërore në Kosovë

Lajme
Kosova gëzon mbështetjen e Suedisë për anëtarësim në BE dhe NATO

Kosova gëzon mbështetjen e Suedisë për anëtarësim në BE dhe NATO

Lajme
Kalo në kategori