LAJMI I FUNDIT:

Lingard zyrtarizohet te klubi i ri befasues

Lingard zyrtarizohet te klubi i ri befasues

Ish-mesfushori i Manchester United dhe Anglisë, Jesse Lingard ka përfunduar një transferim te skuadra koreano-jugore, FC Seoul.

Lingard ka qenë pa klub që kur i skadoi kontrata me Nottingham Forest në fund të sezonit të kaluar.

Mësohet se 31-vjeçari ka nënshkruar një marrëveshje dyvjeçare me klubin e K-League, me opsion edhe për një vit tjetër.


Lingard tha se kishte marrë “shumë oferta”, por kishte vendosur se dëshironte një përvojë të re futbolli në Korenë e Jugut.

“Gjithmonë kam dashur një sfidë ndryshe dhe të krijoj kujtime të reja në karrierën time. Unë besoj se Koreja e Jugut është vendi i përsosur për këtë”, ka thënë Lingard pas prezantimit.

Lingard i lindur në Warrington kaloi në radhët e të rinjve të Manchester United për të bërë debutimin e tij në ekipin e parë nën Louis van Gaal në gusht të 2014.

Ai vazhdoi të luajë 232 paraqitje për United, duke shënuar 35 gola ndërsa ndihmoi United të fitonte Kupën FA, Kupën e Ligës dhe Ligën e Evropës.

Anglezi iu bashkua Nottingham Forestit në një marrëveshje njëvjeçare në korrik 2022 pasi kontrata e tij skadoi me Djajtë e Kuq, por klubi e liroi atë në verë pasi bëri 20 paraqitje. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Real Madridi planifikon të dyfishojë pagën e yllit të skuadrës pas interesimit të PSG-së

Real Madridi planifikon të dyfishojë pagën e yllit të skuadrës pas interesimit të PSG-së

La Liga
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Serie A
Trajneri i Udineses thyen heshtjen, flet për ‘skandalin’ e penalltisë dhe për zëvendësimin e lojtarit

Trajneri i Udineses thyen heshtjen, flet për ‘skandalin’ e penalltisë dhe për zëvendësimin e lojtarit

Serie A
Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

La Liga
Kalo në kategori