Mediat në Angli raportojnë se Jesse Lingard është i hapur që të kalojë te Milani, derisa ka pyetur ish-bashkëlojtarët e tij te Manchester United, Ashley Young dhe Chris Smalling për jetën atje. The Indepedent dhe Metro raportojnë se anglezi është i gatshëm që të largohet nga Djajtë e Kuq në këtë verë, pasi ka humbur besimin e Ole Gunnar Solskjaer.

Ai tashmë lidhet me një kalim te Rossonerët, derisa ka punësuar Mino Raiolan si agjent të tij për t’i filluar bisedimet.


Manchester Uniteds Jesse Lingard celebrates scoring their fourth goal

Raportohet se 27-vjeçari është bindur nga dy bashkëlojtarët e tij që të transferohet te Milani, aty ku mund të zë vendin e titullarit.

Në anën tjetër, Manchester United po kërkon 20 milionë euro nga shitja e tij, derisa skuadra italiane mund të marrë atë për 15 milionë. /Telegrafi

telegrafi sport app